Home / Sport / Shkëndija kërkon fitoren e rradhës

Shkëndija kërkon fitoren e rradhës

“Është mirë pasi ndërpremë serinë e keqe dhe me dy fitoret e fundit rrikthyem atmosferën në skuadër. Na pret sfida me Horizontin, kundërshtar i papërshtatshëm, por që duhet të dorëzohet në Tetovë. Të gjithë do japim maksimumin dhe besojmë në një tjetër tre pikësh në kampionat”, deklaroi futbollisti i ri i Shkëndijës, Mexhit Neziri.

Shkëndija e Tetovës duket se ka lënë pas krizën dhe ka arritur të gjejë dy fitore të njëpasnjëshme në kampionat. Pas tre pikëve të mara në duelin me Ohrid 2004, Shkëndija të dielën fitoi 2:0 Teteksin në derbin lokal të Tetovës, duke paralajmëruar se seriozisht do të sulmojë pozitën e dytë në renditje. Tani në këtë rrugëtim të tyre, kampionët në fuqi do të përballen me Horizont Turnovën, në takimin ku kërkojnë fitoren e rradhës. “Është mirë pasi ndërpremë serinë e keqe dhe me dy fitoret e fundit rrikthyem atmosferën në skuadër. Posaçërisht do të kisha cekur këtë fitore të fundit në derbin me Teteksin, kur do kisha thënë të gjithë kishim një paraqitje heroike dhe morëm fitoren, megjithse që në fillim mbetëm pa një futbollist. Këtë fitore u’a dedikoj tifozëve tanë, posaçërisht ‘Ballistëve’ të cilët qëndruan pas neve edhe në momentet kur skuadrës nuk i ecte si duhet. Duke ditur se sa u vlen triumfi përballë Teteksit, publikisht u’a dedikoj fitoren tifozëve si shenjë falemenderimi për mbështjetjen që po na japin. Tani duhet së bashku të shikojmë para dhe në suksese të reja. Na pret sfida me Horizontin, kundërshtar i papërshtatshëm, por që duhet të dorëzohet në Tetovë. Të gjithë do japim maksimumin dhe besojmë në një tjetër tre pikësh në kampionat”, deklaroi futbollisti i ri i Shkëndijës, Mexhit Neziri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *