Home / Sport / Shkëndija shënon pas 276 minutave, mund 1:0 Ohrid 2004

Shkëndija shënon pas 276 minutave, mund 1:0 Ohrid 2004

Mustafi tërhoqi kundërsulm të shpejtë, duke pasuar për Selmanin, i cili u gjend mirë në zonë dhe shënoi për epërsi të vendasve 1:0. Ky ishte goli i parë i Shkëndijës pas 276 minutave lojë në Ligën e Parë, pasi për herë të fundit kampionët kishin shënuar në minutën e fundit të ndeshjes me Bregallnicën në Shtip, ndërsa më pas zhvilluan tre ndeshje pa gol të shënuar.

Skuadra e Shkëndijës më vështirë se sa pritej arriti të mundë ekipin e Ohrid 2004, me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 23-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, duke ndërprerë kështu serinë e tre ndeshjeve pa fitore. Të vetëdijshëm se në këtë ndeshje s’kanë obsion tjetër përveç fitores, ‘kuqezinjtë’ që në minutat e para u hodhën në kërkim të golit të shpejtë në rrjetën kundërshtare. Dhe goli i epërsisë nuk vonoi, kur në minutën e 6-të pas një aksioni të ndërprerë, Mustafi tërhoqi kundërsulm të shpejtë, duke pasuar për Selmanin, i cili u gjend mirë në zonë dhe shënoi për epërsi të vendasve 1:0. Ky ishte goli i parë i Shkëndijës pas 276 minutave lojë në Ligën e Parë, pasi për herë të fundit kampionët kishin shënuar në minutën e fundit të ndeshjes me Bregallnicën në Shtip, ndërsa më pas zhvilluan tre ndeshje pa gol të shënuar. Pas goli të epërsisë Shkëndija kishte mundësi të deklasojë kundërshtarin, mirëpo vendasit humbën disa raste të mira shënimi. Elmazovski për mrekulli gjeti në zonë Sali-n, goditja e të cilit u ndal nga portieri kundërshtar Babunj, ndërsa në vazhdim Taipi nuk arriti të çojë topin në rrjetën e zbrazët. Pak më vonë Elmazovski solli një projketil të vërtetë nga distance, mirëpo topi shkoi mbi portë. Kanosjen e rradhës e solli Mustafi nga gjuajtja e lirë, mirëpo Sali nuk arriti të devijojë topin para portës. Trafiku njëkahësh vazhdoi edhe më tej, kur Berisha ishte në derpëtim dhe harkoi para portës, mirëpo Mustafi e më pas edhe Sali nuk arritën të shënojnë. Miqtë për pak sa nuk ndëshkuan këta huqje të vendasve, kur Kleçkarovski assistoi për Jovanoviqin i cili tentoi portën, mirëpo Jovanovski me intervenim të bukur shpëtoi portën e Shkëndijës. Në anën tjetër Taipi kishte tentim të pa suksesshëm nga distanca. Ohri kishte edhe një mundësi të mirë pas këtij harkimi nga këndi, mirëpo përsëri në portë i sigurtë ishte Jovanovski. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija kërkonte golin e dytë dhe të sigurisë, mirëpo pa mundur ta gjejë, kështu që takimi u mbyll me fitore minimale të kampionëve në fuqi. Me këtë fitore Shkëndija arrin në kuotën e 44 pikëve dhe mban pozitën e tretë, me një pikë pas Metalurgut në vendin e dytë. “Kuqezinjtë” ndeshjen e rradhës e zhvillojnë kundër Teteksit, kur do të luajnë pa kapitenin Mustafi, i cili kundër Ohrid 2004 mori kartonin e pestë të verdhë, që automatikisht nënkupton një ndeshje pushim.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *