Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, qeveria bojkot Topallit në fjalimin zyrtar në Kuvend

Shkup, qeveria bojkot Topallit në fjalimin zyrtar në Kuvend

4 prill-Burimet zyrtare pranë delegacionit që shoqëronte kryeparlamentaren Topalli gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, thanë se Topalli nuk u interesua për komunitetin katolik shqiptar te Shkupit, të cilët po asimilohen. Ata kërkojnë një prift, sepse prifti katolik që kanë është maqedonas.

Qeveria maqedonas ka bojkotuar kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit e Maqedonisë. Sikundër shihet edhe në videon që shoqëron këtë lajm në sallën e parlamentit, gjatë kohës kur ka mbajtur fjalën përshëndetëse kryeparlamentarja shqiptare nuk ka qenë as kryeministri Nikolla Gruevski dhe asnjë prej ministrave maqedonas në kabinetin qeveritar. Fjala e Topallit është ndjekur në sallë vetëm nga ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe 4 zëvendësministrat, gjithashtu shqiptarë: zv.kryeministrja Teuta Arifi, zv.kryeministri Musa Xhaferri, zv.ministri i arsimit Safet Neziri si edhe zv.ministri i brendshëm, Xhelal Bajrami.
Të gjithë përfaqësuesit e politikës shqiptare në Maqedoni ishin ulur në rreshtin e parë të vendeve në parlament, ku gjithashtu merrnin pjesë edhe ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në Maqedoni. Zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë bojkot.

Burimet zyrtare pranë delegacionit që shoqëronte kryeparlamentaren Topalli gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, thanë se Topalli nuk u interesua për komunitetin katolik shqiptar te Shkupit, të cilët po asimilohen. Ata kërkojnë një prift, sepse prifti katolik që kanë është maqedonas./Shqiptarja.com

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *