Home / Lajme / Maqedoni / Shkup:Tensione dhe revoltë

Shkup:Tensione dhe revoltë

13 prill-“Akoma pa pritur zbardhjen e rastit, shpifjet e ndryshme në këtë tragjedi kanë arritur qëllimin për të dezinformuar për fshatin tonë. Apeloj tek të gjithë qytetarët që të presin ndriçimin e rastit dhe të dalin para organeve të drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë akt mizor të vrasjes, dhe jo të krijohet një situatë e tillë për të tentuar për të krijuar skenare në fshatin tonë”, theksoi Baki Halimi

Prani e shtuar e grupeve të revoltuar të maqedonasve vërehet edhe në qarkoren lidhëse që lidh Kumanovën me Tetovën.

Grupe të të rinjve dhe qytetarë kanë dalur të pranishëm në autostradë në qarkoren dhe udhëkryqin nën urën që [on drejt fshatit Luboten, Radishan dhe në anën tjetër drejt Butelit.

Lëvizja në këtë zonë është e rrezikuar, pasi që në këtë aks rrugor udhëtohet edhe drejt Tetovës dhe Kosovës.
Partitë politike maqedonase janë deklaruar mbi vrasjen makabre të pesë maqedonasve në fshatin Smilkovc të Shkupit.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet masakra e vrasjes së pesë vetave pranë Liqenit të Hekuranës mbrëmë në Shkup.

“Vrasja e pesëfishtë është një nga incidentet më serioze viteve të fundit në Maqedoni. Ne jemi të shqetësuar me këtë ngjarje dhe apelojmë tek opinioni i gjërë, sidomos tek popullata e vendbanimeve të afërta që të qetësojnë situatën dhe të mos lejojnë eskalimin e tensioneve”, theksohet nga LSDM.

Kjo parti kërkon që MPB me urgjencë të ndërmarrë masat e nevojshme për të zbardhur vrasjen mizore.

Partia për Ardhmëri Evropiane (PEI) ka bërë thirrje për dorëheqjen urgjente të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së brendshme, Gordana Jankullovska. “Jemi të shqetësuar nga krimi makabër dhe kërkojnë dorëheqjen urgjente”, ka theksuar kjo parti që përfaqëson komunitetin e torbeshëve.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim të partive politike në pushtet dhe ato opozitare shqiptare.
Rreth 30 persona po mbahen nga organet policore të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovc të komunës Butel të Shkupit.

Kjo bëhet e ditur nga ana e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në një komunikim të saj me gazetarët lidhur me detajet mbi vrasjen.

Jankullovska ka theksuar se njësitet policore janë në terren dhe se po ruajnë rendin dhe qetësinë.

Sipas saj, MPB apelon për qetësi dhe mos tensionim të situatës nga ana e banorëve, dhe shmangien e dezinformatave të ndryshme.

Ministrja e MPB ka njoftuar se katër vetura janë sulmuar me gurë, si dhe dy autobusë të linjës që çon drejt fshatit Luboten të Shkupit, ndërsa ka pasur tentime edhe për dëmtimin e pronës private. është informuar gjithashtu edhe për tentimin për të sulmuar një ekip të gazetarëve.

Qindra banorë të këtij fshati kanë bllokuar aksin rrugor që lidh komunën e Butelit me vendbanimet e Radishanit dhe Lubotenit, duke kërkuar që të ndriçohet urgjentisht vrasja.

Banorët e fshatit Luboten të Shkupit theksojnë se janë të bllokuar, pas vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovc të komunës së Butelit.

Baki Halimi, këshilltari komunal i BDI-së në komunën e Butelit theksoi për agjencinë INA se fshati është i bllokuar dhe rrethuar nga ana e policisë, të cilët po bllokojnë turmat e grupeve të ndryshme të maqedonasve, që kanë për qëllim sulmin ndaj fshatit dhe popullatës.

“Akoma pa pritur zbardhjen e rastit, shpifjet e ndryshme në këtë tragjedi kanë arritur qëllimin për të dezinformuar për fshatin tonë. Apeloj tek të gjithë qytetarët që të presin ndriçimin e rastit dhe të dalin para organeve të drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë akt mizor të vrasjes, dhe jo të krijohet një situatë e tillë për të tentuar për të krijuar skenare në fshatin tonë”, theksoi Baki Halimi.

Nga përfaqësuesit e këtij fshati është bërë thirrje që të mos braktisin fshatin apo të pranojnë mysafirë të huaj.

Banorë të fshatit theksojnë për INA se janë në akth dhe nuk dijnë se si do të jenë zhvillimet e mëtejme pas acarimit të situatës dhe protestës e barrikadave të popullsisë maqedonase të fshatit Radishan të banuar me maqedonas.

Ata kanë kërkuar zbardhjen me urgjencë të vrasjes, dhe praninë e ministres së brendshme Gordana Jankullovska.

Banorët pranë barrikadave kanë nxjerrë fotografitë e viktimave duke kryer rituale fetare në shenjë të nderimit të tyre.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, në terren kanë qenë të pranishme ekipet e OSBE, për të ndjekur situatën.

Banorët e Lubotenit kanë kërkuar praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe qeveritar, për të qetësuar tensionet dhe për të kërkuar përgjegjësi.

Ata kanë kërkuar praninë e kryeministrit Nikolla Gruevski për të dalur pranë tyre. Siç raportohet një ekip gazetarësh maqedonas është sulmuar nga ana e banorëve të revoltuar.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska ka filluar një konferencë me gazetarët për të dhënë hollësi mbi tragjedinë e vrasjes së pesëfishtë.
Mediat ballkanike për vrasjen në Smillkovcë

Me titullin “Gjenden të pajetë pesë të rinj në Shkup”, televizioni “Top Channel” sot njofton për vrasjen në afërsit të fshatit Smillikovcë të Shkupit.

Në raport televizioni thekson se pesë veta janë vrarë në afërsi të liqenit të Hekuranës së Shkupit dhe se të vrarët janë të moshës së mitur, dhe që të gjithë janë të nacionalitetit maqedonas.

Edhe mediat e tjera shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe trevat tjera i kanë dhënë rëndësi lajmit të vrasjes së pesë personave në periferi të Shkupit.

Portali “Balkanweb” informon mbi vrasjen, duke bërë të ditur se janë vrarë pesë veta pranë Liqenit në Hekuranën e Shkupit.

“Koha Ditore” në Prishtinë hap lajmin me titullin “Vriten pesë të rinj në periferi të Shkupit, duke dhënë detaje mbi tragjedinë dhe duke cituar informacione zyrtare.

Televizioni kroat njofton se në afërsi të Shkupit janë gjetur pesë trupa të pesë të rinjve të vrarë dhe se janë gjetur në dy automjete nga peshkatarë të cilët rastësisht kanë kaluar në afërsi të liqenit.

Televizioni bullgar njofton se Maqedonia është në shok pas vrasjes së pesë të rinjve në afërsi të Shkupit. Media njofton se rrjetet sociale janë mbushur me kërkesa për dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Televizioni shtetëror serb me titullin “Vrasje e pesëfishtë pranë Shkupit” sot në mëngjes njoftoi për tragjedinë në fshatin Smillkovcë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *