Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në vitin shkollor 2012/2013 – të lira 34.791 vende

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në vitin shkollor 2012/2013 – të lira 34.791 vende

1 prill-Në lidhje me uljen e pikëve nga paraqitja e dytë në afatin e parë të regjistrimit dhe afatin e dytë të regjistrimit komisioni konfirmoi se shkollat për paraqitje të dytë në afatin e parë të regjistrimit mund ta ulin numrin e konfirmruar në minimum pikë të dhëna në Konkursin, për më së tepërmi 5 pikë.

Në shkollat e mesme shtetërore në vend, sipas Konkursit të shpallur, në vitin e ardhshmen shkollor 2012/2013 ka 34.791 vende të lira.

Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë siguruar një numër i madh i vendeve të lira, sepse viti shkollor 2011/2012 ka gjithsej 23.922 nxënës të klasës së tetë, ndërsa në pajtim me ndryshimet e ligjit për arsim të mesëm, ky është i obligueshëm për vitin mësimor 2008/2009.

Komisioni për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në shkollat e mesme shtetërore në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2012/2013, në bazë të të dhënave për regjistrimin në vitet e mëparshme, vërtetoi se interesi i nxënësve për regjistrim në profesionet më pak atraktive ulet çdo vit, veçanërisht në drejtimet teknike dhe nga ky shkak përfundoi se është e nevojshme ulja e pikëve në pjesën më të madhe të drejtimeve me qëllim që të mundësohet regjistrimi më i lehtë i nxënësve, por edhe mbetja e tyre në atë drejtim, gjegjësisht profilin e zgjedhur që është shumë i rëndësishëm për një numër të madh të shkollave profesionale.

Numri i pikëve për regjistrim në shkollat e mesme mbetet i njëjtë për arsimin gjimnazist, drejtimin e shëndetësisë, ekonomik, si dhe drejtimin juridik dhe të tregtisë, komunikacionit dhe për profilin arsimor teknik për optikë të syve nga drejtimi i shërbimeve personale.

Numri i pikëve është ulur për 5, për të gjitha profilet në drejtimin elektroteknik, ndërsa për të tjerat është ulur në 45 pikë. Për profilin arsimor në kohëzgjatje prej tre vjetëve, numri i pikëve mbetet i njëjtë dhe arrin 30 pikë.

Në SH.M. “Kuzman Josifovski-Pitu” në Prilep vendoset profil i ri teknik bankar në drejtimin ekonomik, juridik dhe tregtar dhe në SHM “Shën Naumi i Ohrit” në Makedonski Brod vendoset profil i ri teknik hotilerik për turizëm rural në drejtimi hotelieri-turistik.

Në vitin shkollor 2012/2013 në Shkollën shtetërore për kulturë fizike “Metodij Mitevski Brico” në Shkup do të realizohet program eksperimental për futboll, hendboll, basketboll dhe tenis. Dokumentet e nevojshme dhe të gjitha informatat tjera shtesë do të publikohen në tabelën e shkollës.

Paraqitja dhe regjistrimi në shkolla do të përfundojë në dy afate regjistrimi.

I pari është në qershor, i cili do të ketë dy paraqitje edhe atë në 14 dhe 15 qershor dhe 27 dhe 28 qershor. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira nga paraqitja e parë do të publikohen më 18 qershor, ndërsa nga paraqitja e dytë më 29 qershor të vitit 2012.

Afati i dytë i regjistrimit është gushti me një paraqitje i cili do të kryhet më 16 gusht të vitit 2012, ndërsa rezultatet nga regjistrim i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen në 17 gusht të vitit 2012.

Testimet kualifikuese do të organizohet në shkollat për arsim të mesmen më 21 qershor të vitit 2012, ndërsa rezultatet do të publikohen më 22 qershor të vitit 2012.

Kontrollimi i njohurive të nxënësve nga bashkësia do të realizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur mësimin në shkollën fillore.

Paraqitja për programin Matura ndërkombëtare në Gjimnazin “Josip Broz Tito” kryhet prej 15 deri më 21 maj të vitit 2012.

Në lidhje me uljen e pikëve nga paraqitja e dytë në afatin e parë të regjistrimit dhe afatin e dytë të regjistrimit komisioni konfirmoi se shkollat për paraqitje të dytë në afatin e parë të regjistrimit mund ta ulin numrin e konfirmruar në minimum pikë të dhëna në Konkursin, për më së tepërmi 5 pikë.

Shkollat të cilat në dy afatet e regjistrimit nuk i kanë plotësuar vendet e nxënësve për regjistrim me këtë Konkurs vazhdojnë me regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht të vitit 2012. Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *