Home / Lajme / Maqedoni / Shurman: Nuk nevojitet samit, Maqedonia do të marrë ftesë për NATO menjëherë pasi të zgjidhet emri

Shurman: Nuk nevojitet samit, Maqedonia do të marrë ftesë për NATO menjëherë pasi të zgjidhet emri

4 prill-Por ky është vendim dhe ne jemi të kënaqur që Qeveria e Maqedonisë e interpreton si nxitje që t’i jetësojë bisedta me fqiun e vet për gjetjen e zgjidhjes për emrin që do të lejojë integrim të vendit në NATO dhe BE, gjë që ne e dëshirojmë”, tha ambasadorja Shurman në konferencën për shtyp me rastin e 63 vjetorit nga themelimi i NATO-s.

– Me kritere të plotësuara për anëtarësim në Aleancë, Maqedonisë nuk i duhet samit, pasi ftesën do ta merr menjëherë pasi të gjejë zgjidhje kompromise për emrin me Greqinë, potencuan në konferencën e sotme për shtyp Llazar Elenovski nga Këshilli Euro-atlantik i Maqedonisë (KEAM) dhe Mariet Shurman, ambasdorja e Mbretërisë së Holandës, e cila është NATO-kontakt ambasadë në Republikën e Maqedonisë.

“Maqedonisë nuk i duhet samit që të bëhet anëtare e NATO-s. Vlejnë vendimet nga Bukureshti dhe nga Lisbona se Maqedonia ka ftesë të hapur për Aleancën menjëherë pasi të gjendet zgjidhje e ndërsjellë për kontestin bilateral mes dy fqinjëve. Vendimi i GJNP-së nga Haga është vendim për sjelljen e dy palëve lidhur me Marrëveshjen e përkohshme, e jo për vendimin e NATO-s i cili merret me konsenzus. Por ky është vendim dhe ne jemi të kënaqur që Qeveria e Maqedonisë e interpreton si nxitje që t’i jetësojë bisedta me fqiun e vet për gjetjen e zgjidhjes për emrin që do të lejojë integrim të vendit në NATO dhe BE, gjë që ne e dëshirojmë”, tha ambasadorja Shurman në konferencën për shtyp me rastin e 63 vjetorit nga themelimi i NATO-s.

Elenovski, megjithatë, nënvizoi se në opinionin e Maqedonisë pa nevojë po krijohet tension nlë prag të Samitit në Çikagolidhur me anëtarësimin etonë në NATO, pasi ai nuk do të jetë samit i zgjerimit.

Në 63-vjetorin nga themeilimi i NATO-s, të dy nënvizuan se nga viti 1949 e deri sot Aelanca ka pësuar transformime serioze, duke i ndjekur ndryshimet globale, ndërsa Marrëveshja veriatlantike me të cilën është vendosur është po ashtu relevante si dhe atëherë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *