Home / Lajme / Maqedoni / Sinjalizimi në komunikacion dëmohet nga faktori njeri

Sinjalizimi në komunikacion dëmohet nga faktori njeri

2 prill- Udhëheqësi i sektorit për komunikacion në komunën e Tetovës Mehmet Jonuzi thotë se kjo ndodh shumë shpesh dhe një riparim i tyre kushton prej dhjetë deri në 12 mijë denarë. “Gati se për çdo javë neve na dëmtohet sinjalizimi në këtë udhëkryq,. Arsyet dhe shkaqet nuk i dijmë se çka janë mirëpo do të apeloj në drejtim të qytetarëve që të mos e dëmtojnë se kjo ka bëjë me rregullimin e rregjimit të komunikacionit në qytet . Kjo është hera e pestë që prishet, e kemi informuar policinë dhe e njejta ka bërë procedurën e vetë”, thotë Jonuzi

Krahas problemeve tjera, kohëve të fundit është në trend të dëmtohen semaforët në komunikacion. Nëse në të kaluarën të njejtit pësonin dëmtime nga faktorë të ndryshëm, tash bëhet fjalë për faktorin njeri. Të paktën kështu dyshojnë autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e komunikacionit në Tetovë. Sipas tyre në këtë rast dëmtohen aparaturat që rregullojnë sinjalizimi. Si pasojë e kësaj më të dëmtuar ngelin drejtuesit e automjeteve të cilët janë pjesëmarrës në komunikacion, por edhe vihet në rrezik jeta e këmbësorëve dhe fëmijëve. Gati se çdo javë dëmtohet aparati që rregullon sinjalizimin e semaforvëve në udhëkryqin e rrugëve “Bllagoja Toska” dhe “Boris Kidriç”, konkretisht rrugës nga shtëpia e armatës për tek Persona ende të paidentifikuar e dëmtojnë drynin dhe pastaj prishet rregullimi i sinjalizimit. Për këtë rast është e informuar edhe policia e cila ka dalur në vendngjarje për të bërë hetime . Udhëheqësi i sektorit për komunikacion në komunën e Tetovës Mehmet Jonuzi thotë se kjo ndodh shumë shpesh dhe një riparim i tyre kushton prej dhjetë deri në 12 mijë denarë. “Gati se për çdo javë neve na dëmtohet sinjalizimi në këtë udhëkryq,. Arsyet dhe shkaqet nuk i dijmë se çka janë mirëpo do të apeloj në drejtim të qytetarëve që të mos e dëmtojnë se kjo ka bëjë me rregullimin e rregjimit të komunikacionit në qytet . Kjo është hera e pestë që prishet, e kemi informuar policinë dhe e njejta ka bërë procedurën e vetë”, thotë Jonuzi. Ai më tej nënvizon se kjo është një dukuri e pahijshme që ndodh pasi që nuk mund të paramendohet zhvillimi normal i komunikacionit pa sinjalizim, ndërsa që shpreson se policia do të gjejë autorët. “Rregullimi dhe mirëmbajtja e sinjalizimit është mjaft e rëndësishme për qytetin sidomos në këtë kohë kur komunikacioni është mjaft i dendur. Shkaktohet dëm i panevojshëm kurse angazhimi i ndërmarrjes nga Shkupi për rregullimin e dëmeve mbulohet nga mjetet e Sektorit për Komunikacion në komunën e Tetovës”, deklaroi përgjegjësi për komunikacion në Tetovë. Dukuri të kësaj natyre hasen edhe tek shenjat e komunikacionit të cilët jo rrallë herë janë cak i vjedhësve ose dëmtohen në mënyra të ndryshme. Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe policia e Tetovës. Atje thonë se në periudhën prej 26 deri më 29 mars, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar tabelën kontrolluese për rregullimin e semaforëve të locuar në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” dhe “Boris Kidriç” në Tetovë dhe është shkaktuar vetëm dëm material. Ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë e kanë dokumentuar rastin dhe kanë marrë masa për zbulimin e autorëve. Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë Marjan Josifovski, thotë se më herët është dëmtuar sinjalizimi edhe tek kthesa e Bërvenicës, por ajo është shkaktuar nga një aksident trafiku dhe është zbardhur tërësisht, ndërsa për këtë rast janë mara informacione dhe punohet në ndriçimin e plotë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *