Home / Sport / S’KA NDRYSHIME NË FFM – HAXHIRISTEVSKI MBETET PRESIDENT

S’KA NDRYSHIME NË FFM – HAXHIRISTEVSKI MBETET PRESIDENT

Haralampie Haxhiristevski, mbetet në krye të futbollit vendor, pasi që në Kuvendin e sotëm të FFM-së, të mbajtur në Ohër, as që u kërkua sharkimi i tij e as të ketë votëbesimin për këtë. Opozita e FFM-së, një kohë të gjatë paralajmëronte se në këtë Kuvend do vehet në rend dite votëbesimi, delegatët e saj nuk propozuan që në rend dite të vehet votëbesimi i numrit një të futbollit vendor. Kuvendi i rregullt i përgjithshëm i FFM-së, miratoi llogarinë përfundimtare për vitin 2011.

Në FFM, nuk do të ketë ndryshime, ndërsa Haralampie Haxhiristevski do të vazhdojë të kryej detyrën e kryetarit të FFM-së, pasi në Kuvendin e sotëm të mbajtur në Ohër, delegatët e të ashtuquajtur opozitë, nuk kërkuan shkarkimin e tij. Krahas asaj se kishte paralajmërime për bojkot të mundshëm të këtij kuvendi kjo nuk ndodhi dhe kuvendi kaloi pa kurrfarë probleme, por as që solli ndryshime drastike në FFM.
Shtëpia e futbollit vendor anuloi ndryshimet dhe plotësimet e statutit, pasi delegatët e opozitës së FFM-së, ngulën këmbë që drejtuesit aktual të sqarojnë se me cilin statut po mbahet kjo mbledhje në Ohër. Pas sqarimeve të cilat i dha anëtari i KD të FFM-së, Lazar Nanev se ndryshimet e bëra në statut në vitin e kaluar nuk janë të verifikuara në regjistrin qendrorë, u bë e qartë se nuk ka arsye të diskutohet për ndryshime të reja. Delegatët i dhanë dritë jeshili mos debatimit dhe votimit për ndryshime dhe plotësime të Statutit të FFM-së dhe kjo pikë u hjek nga rendi i ditës.
Në këtë Kuvend të mbajtur në Ohër , mbetën paqartësi rreth Lidhjeve futbollistike Komunale, paralele si dhe përgjegjësia se kush dhe pse I përkrahë ato.
Me raportin e kryetarit Haxhiristevski nuk u pajtuan të gjithë delegatët, ndërsa Leonid Kodovski nga foltorja tha se nuk është aq mirë sa që është shkruar në raport. Sipas tij pakënaqësitë nga rezultatet dhe proceset do të vazhdojnë edhe më tej, pa marrë parasysh se këta e përkrahin apo jo këtë. Kodovski nga foltorja kërkoi që Haxhiristevski të ofrojë dorëheqje. Po thuajse të gjithë delegatët votuan për miratimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2011 dhe për buxhetin e vitit 2012. Në kuvendin e Ohrit, prezent ishin 101 nga gjithsej 117 delegatët, ndërsa punën e kuvendit e vëzhguan përfaqësues të FIFA-së, Eva Paskuer dhe i UEFA-së, Aleks Filips.

Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *