Home / Lajme / Maqedoni / Skandal, evitohet rrahja mes deputetëve Ademi dhe Aliu

Skandal, evitohet rrahja mes deputetëve Ademi dhe Aliu

23 prill-Ademi gjatë debatit tha se gjatë kohës së monizmit hetimet kundër veprimtarëve shqiptarë nuk i kanë zhvilluar gjykatësit por inspektorët e UDB-së. Por kjo shkaktoi reagimin procedural të deputetit të PDSH-së Imer Aliu.

Sharje, ofendime, kërcënime… Munguan vetëm grushtet mes deputetëve Xhevat Ademi dhe Imer Aliu. Situata precipitoi kur u hap çështja e bashkëpunimit me UDB-në Jugosllave. Pikërisht kjo çështje nxiti polemika të ashpra mes këtyre dy deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së, të cilët tentuan që t’i qërojnë hesapet edhe fizikisht. Por falë ndërhyrjes së sigurimit të Parlamentit, një gjë e tillë u evitua nga ky spektakël i turpshëm politik. Kjo ndodhi gjatë debatit rreth propozim ligjit të ri për lustrim. Me ç’rast deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, kërkoi që krahas lustrimit të miratohet një ligj për rehabilitimin e viktimave. Ademi gjatë debatit tha se gjatë kohës së monizmit hetimet kundër veprimtarëve shqiptarë nuk i kanë zhvilluar gjykatësit por inspektorët e UDB-së. Por kjo shkaktoi reagimin procedural të deputetit të PDSH-së Imer Aliu. “Në sistemin monist hetimet kundër veprimtarëve politik, shqiptarë, nacionalizmit shqiptarë, të ashtuquajturve ët asaj kohe irredentist dhe nacionalistë, nuk i kanë zhvilluar gjyqet, nuk i ka zhvilluar gjykatësi hetues, nuk i ka zhvilluar prokurori, i kanë zhvilluar inspektorët e UDB-së dhe sipas këtij propozimi çdo i burgosur politik shqiptarë në fazën e hetimeve deklaratat i ka dhënë para inspektorëve të sigurimit të shtetit të caktuar nga prokuroria për zhvilluar hetimet, do të duhet të lustrohet”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së. “Ai i thej të gjitha normat morale, qoftë edhe të rregullores, edhe kushtetutës ehe njerëzore. Publikisht para jush, para opinionit, shqiptarë parasëgjithash akuzoi se çdo i burgosur gjatë periudhës së komunizmit ka nënshkruara deklaratë për bashkëpunim me shërbimet: Citoj: Çdo i burgosur është detyruar të nënshkruaj deklaratë për bashkëpunim me shërbimet….”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së. Më këtë intervenim procedural të Aliut, kulminoi situata dhe u ndërpre për disa çaste puna e Komisionit për sistem politik. Ndryshe paraprakisht nga ana e deputetit të PRSD-së Goran Misovski, propozim ligji u cilësua si ligj cirkusant. Kjo deklaratë e tij u kundërshtua nga Sillvana Boneva e VMRO-DPMNE-së, e cila tha se ligji është hartuar me rekomandim të Parlamentit Evropian, dhe se kjo fjali e Misovskit ka ofenduar jo vetëm deputetet e Parlamentit të Maqedonisë por edhe të atij Evropian. “Një ligj i këtillë cirkusant aspak nuk nxit elaborojmë të posaçëm”, tha : Goran Misovski, PRSD. “538 deputetë qëndrojnë pas kësaj projekt zgjidhjeje ligjore cirkusante. I nderuari kolegë, nuk i fyet vetëm propozuesit e ligjit, por edhe këto 538 deputetë evropian duke i quajtur cirkusantë”, tha Silvana Boneva, VMRO-DPMNE. Pas vazhdimit të seancës edhe LSDM-ja ka braktisur punën e Komisionit me pretekstin se nuk do të marrin pjesë në miratimin e një ligji nëpërmjet të cilit tentohet të bëhet revanshizëm politik, njofton Alsat-m. Ndonëse propozim ligji është propozim i përbashkët i partnerëve të koalicionit qeveritarë, mësojmë se firmën e tyre në këtë projekt ligj e kanë vënë vetëm 2 deputetë të BDI-së edhe atë Talat Xhaferi dhe Nexhati Jakupi.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *