Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski paralajmëroi ribalanc të buxhetit

Stavreski paralajmëroi ribalanc të buxhetit

4 prill-Ai potencoi se deficiti buxhetor do të mbetet në të planifikuarat prej 2,5 përqindëve, ndërkaq që korrigjim adekuat do të ketë në rritjen e BPV-së, që është projektuar në 4,5 për qind.

Qeveria gjatë 10 ditëve në vijim do të bëjë ribalanc të Buxhetit me të cilin do të ketë ulje për pesë për qind. Arsye janë ngjarjet në eurozonë dhe kushtet kohore në tre muajt e parë të cilët ndikojnë në uljen e aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve dhe konsumit.

Këtë e kumtoi sot zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, i cili theksoi se me ribalancin do të përfshihen të gjitha segmentet, përveç pensionet, rrogat, shtesat sociale dhe subvencionet. Tek të gjitha fushat e tjera do të ektë korrigjime.

Ai potencoi se deficiti buxhetor do të mbetet në të planifikuarat prej 2,5 përqindëve, ndërkaq që korrigjim adekuat do të ketë në rritjen e BPV-së, që është projektuar në 4,5 për qind.

Në tre muajt e parë, theksoi minsitri, të ardhurat e përgjithshme janë më të larta për 1,2 për qind në krahasim me vitin e kaluar, por janë për 9 për qind më të ulëta se të planifikuarat. Zvogëlimi i Buxhetit me ribalancin është prej 7 deri 7,5 miliardë denarë.

Qëllimi, siç tha Stavreski, është të përmirësohet likuiditeti i Buxhetit dhe të ruhen tatimet e ulëta.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *