Home / Lajme / Maqedoni / ‘Sutashi’ turk e bleu ‘Svedmilkun’

‘Sutashi’ turk e bleu ‘Svedmilkun’

3 prill-Qumështorja filloi si grinfild investim, por vetëm pas 18 muajve punë, shkoi në falimentim. Borxhet janë vlerësuar në rreth 35 milionë euro. Më të goditur janë fermerët, të cilët nuk morën të holla për qumështin e shitur. Borxhi ndaj tyre vlerësohet në rreth katër milionë euro.

Kompania turke “Sutash” e bleu qumështoren Svedmilk. Marrëveshja e shitblerjes është nënshkruar me Tutunska banka, kreditori më i madh hipotekar në “Svedmilk” kërkesat e të cilit vlerësohen rreth 9,5 milion euro.

Ofertë për blerjen e “Svedmilk”-ut, përveç kompanisë turke, parashtroi edhe kombinati bujqësor “Pellagonia” nga Manastiri.

Qumështorja filloi si grinfild investim, por vetëm pas 18 muajve punë, shkoi në falimentim. Borxhet janë vlerësuar në rreth 35 milionë euro. Më të goditur janë fermerët, të cilët nuk morën të holla për qumështin e shitur. Borxhi ndaj tyre vlerësohet në rreth katër milionë euro.

Pronari i ri paralajmëron ristartimin e “Svedmilk”-ut për gjashtë muaj dhe investim të ri në kapacitetet, për prodhimin e djathit dhe kaçkavallit.

“Sutash” është lider në industrinë turke të qumështit dhe mes 66 kompanive më të mëdha në Turqi me qarkullim vjetor prej rreth 500 milionë dollarë. Në ditë përpunon 2.500 tonë qumësht

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *