Home / Lajme / Maqedoni / Të rinjtë nga 14 parti debatuan për dialogun politik

Të rinjtë nga 14 parti debatuan për dialogun politik

10 prill-Driton Nediu nga organizata rinore e Partisë Demokratike Shqiptare vlerësoi se të rinjtë në Maqedoni mes vete mirë komunikojnë, por se marrëdhëniet i shkelin relacionet e këqija të partive të tyre. Ai deklaroi se Maqedonia mund të përparojë nëse të rinjtë nga partitë i bindin anëtarët më të vjetër që t’i pranojnë idetë e tyre.

Përfaqësues të organizatave rinore të 14-të partive nga pushteti dhe opozita sot debatuan për atë nëse angazhimi i njerëzve të rinj në partitë do të arrijë të imponojë marrëdhënie më të mira ndërpartiake.

Driton Nediu nga organizata rinore e Partisë Demokratike Shqiptare vlerësoi se të rinjtë në Maqedoni mes vete mirë komunikojnë, por se marrëdhëniet i shkelin relacionet e këqija të partive të tyre. Ai deklaroi se Maqedonia mund të përparojë nëse të rinjtë nga partitë i bindin anëtarët më të vjetër që t’i pranojnë idetë e tyre.

Deputeti Antonio Milloshoski u bëri thirrje të rinjve të angazhohen në politikë, duke shtuar se me entuziazmin e tyre mund shumë të ndryshojnë në të mirë. Milloshoski bëri paralelë me Maqedoninë sot dhe me situatën politike në vitet e 90-ta, duke potencuar se në sferën e dialogut politik ose lirisë së mediave, situata është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Deputetja Marinella Tusheva në LSDM-ja potencoi shembuj në të cilat organizata rinore e LSDM-së ka arritur të imponojë ndryshime pozitive në parti, siç është vendosja e kuotave gjinore në organizatat partiake. Ajo deklaroi se në periudhën e saj në krye të të rinjve të LSDM-së nuk ka përvojë pozitive me bashkëpunimin mes organizatave rinore të dy partive më të mëdha ë Maqedoni, duke shtuar se u tregua se për bashkëpunim nevojitet dikush nga anash që t’i ftojë në tryezë të përbas

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *