Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët konsumojnë ujë të pastër

Tetovarët konsumojnë ujë të pastër

21 prill-“Tetova ka stacione për filtrim kryesisht në gjendje të mirë dhe shtimi i ujit në burime nuk e pengon aspak pastërtinë”, deklaroi Veliu. Autoritetet që kryejnë kontrolle mbi cilësinë e ujit të përdorshëm pastërtinë e ujit e arsyetojnë me burrimet në malin Sharr të cilët janë të pastërta në apsketin bakterologjik.

Autoritetet përgjegjëse garantojnë për cilësinë e ujit të pijshëm në Tetovë. Ata thonë se edhe pse ka pak ujë megjithatëmegjithatë banorët e Tetovës dhe më gjërë për mometin janë duke konsumuar ujë të të pastër dhe të shëndetshëm për pije. Sasia e klorit të mbeturë është në nivel dhe qyteti i Tetovës është duke u furnizuar më ujë të shëndetshëm, thotë Azize Veliu specialiste në instituti për shëndet publik në Tetovë. Sipas saj Tetova gjithmonë ka pasurë ujë të shëndetshëm dhe asnjëher nuk ka ndodhurë që të ketë problem me cilësinë e ujit në Tetovë.“Situata krahas Tetovës, poashtu në nivel të miër edhe në fshatrat përreth në rajonin e Pollogut. Edhe nëpër fshatra uji që përdoret për pije është i mire. Nga kontrollet që i kemi në kuadër të programit analizat tregojnë se edhe fshatrat sa I pëkret gjendjes së ujit qëndrojnë mirë”, thotë Veliu. Ajo më tej informon se ka disa fshatra që kanë puse personale dhe gjendja e uijt të pijshëm edhe në ato vende është e mirë, ndërsa sa i përket reshjeve të shiut ato sipas saj, e kanë shtuar sasinë e ujit në burime. E pyetur se sa ky shtim do të ndikojë në ndotshmërinë e ujit, ajo shprehet se kjo varet krejt nga objektet që e bëjnë filtrimin e ujit dhe gjendjes së tyre për pastrim. “Tetova ka stacione për filtrim kryesisht në gjendje të mirë dhe shtimi i ujit në burime nuk e pengon aspak pastërtinë”, deklaroi Veliu. Autoritetet që kryejnë kontrolle mbi cilësinë e ujit të përdorshëm pastërtinë e ujit e arsyetojnë me burrimet në malin Sharr të cilët janë të pastërta në apsketin bakterologjik. Ndryshe kohëve të fundit pas aktivizimit të disa puseve në qytet dhe pas reshjeve të shiut gjendje e ujit të pijshëm është përmirësuar sadopak por edhe kjo sasi nuk mjafton që tërë qyteti të ketë ujë të mjaftueshëm për pije në çdo kohë. Në bazë të një anketimi të qytetarëvve të realizuar nga ana e Institutit për shëndet publi kohë më parë është marrë përgjigje se kryesisht banorët në nivel republikan janë të kënaqur me cilësinë e ujit që konsumojnë.Në bazë të anketës 85 përqind e qytetarëve janë përgjigjur se janë të kënaqur nga cilësia e ujit, ndërsa 14 përqind se nuk janë të kënaqur nga uji që e përdorin për pije.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *