Home / Lajme / Rajon / Thaçi në “gjysmëatlete” priti Xhaferrin!

Thaçi në “gjysmëatlete” priti Xhaferrin!

27 prill-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në takimin me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri ishte i veshur në stil sportiv. Thaçi për këtë takim nuk kishte veshur as kostum e as kollare, por xhaketë sportive dhe këpucë të ashtuquajtura “gjysmëatlete”

Edhe pse ishte paralajmëruar si takim zyrtar i nivelit të lartë qeveritar, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në takimin me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri ishte i veshur në stil sportiv. Thaçi për këtë takim nuk kishte veshur as kostum e as kollare, por xhaketë sportive dhe këpucë të ashtuquajtura “gjysmëatlete”.

Xhaferri, të enjten ka qëndruar për vizitë pune në Republikën e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zëvendëskryeministri Xhaferri është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Bashkëpunimi në mes dy vendeve, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, procesi i integrimit, kanë qenë tema për të cilat zëvendëskryeministri Xhaferri ka biseduar me kreun e Qeverisë së Kosovës. Maqedonia dhe Kosova janë dy vendet të cilat kanë marrëdhënie të mira, vende mike dhe vende që nuk kanë çështje të hapura. Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunimin të mirë si në fushën ekonomike, politike, kulturore dhe këto marrëdhënie të mira dhe të thellohen në të ardhmen, ishte konstatim i përbashkët i bashkëbiseduesve.

Zëvendëskryeministri Xhaferri u shpreh se të dy vendet kanë një të ardhme të përbashkët në rrugën e tyre të integrimit dhe bashkëpunimi i mirë që çdo ditë e më shumë ndihmon të dy vendet të ecin me hapa të sigurt drejt të ardhmes së përbashkët evropiane.

Ai potencoi se Pako e Ahtisarit dhe Marrëveshja e Ohrit janë marrëveshje ndërkombëtare që garantojnë të drejtat e bashkësive etnike dhe marrëveshje që përjashtojnë dhunën për arritjen e qëllimeve që ekzistojnë në shoqëri./Almakos

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *