Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Shqiptarëve në Maqedoni ju mungon liria

Thaçi: Shqiptarëve në Maqedoni ju mungon liria

8 prill-“Ende 1 milioni i kombit tonë jeton në një shtet ku qeveria çdo ditë i shkel të drejtat e tyre. Ne duhet që bashkarisht t’i bindim edhe të tjerët se neve nuk na mungojnë deputet, kryetar komunash, ministra, sekretar e sekretaresha, shofera e kështu me radhë, neve na mungon Liria, neve na mungon drejtësia, neve na mungon gjuha Shqipe, neve na mungon infrastruktura, punësimi, neve na mungon edhe idarja”, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se Qeveria Gruevksi po nëpërkëmbë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Ende 1 milioni i kombit tonë jeton në një shtet ku qeveria çdo ditë i shkel të drejtat e tyre. Ne duhet që bashkarisht t’i bindim edhe të tjerët se neve nuk na mungojnë deputet, kryetar komunash, ministra, sekretar e sekretaresha, shofera e kështu me radhë, neve na mungon Liria, neve na mungon drejtësia, neve na mungon gjuha Shqipe, neve na mungon infrastruktura, punësimi, neve na mungon edhe idarja”, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi

Këto komente ai i bëri në kuvendin e degës së RDSH-së të mbajtur në pallatin e kulturës në Gostivar.

Thaçi porositi Ahmetin që ta braktisë qeverinë aktuale e cila sipas tij është anti NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Të gjithë ata që mundohen të na mashtrojnë duhet të ju a themi realitetin me një apel të fundit? Urgjentisht t’i përgjigjen pyetjes sonë: A janë me Shqipërinë, me Kosovën, me Unionin Europian dhe NATO-n apo janë me Gruevskin? Nuk ka më asnjë arsye minimale që ata të vazhdojnë të mbështesin këtë qeveri. Unë kam një shpresë minimale se ata do ta braktisin përfundimisht këtë qeveri anti-Nato, anti-UE dhe këtë qeveri që stimulon dhunën, brutalitetin dhe vrasjen e shqiptarëve”, u shpreh Thaçi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *