Home / Lajme / Maqedoni / Tiranë:Sadi Bexheti mer titullin Ambasador i Paqës

Tiranë:Sadi Bexheti mer titullin Ambasador i Paqës

30 prill-Federaata e Paqës Universale i ka dhënë titullin amabsador i Paqës kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti gjatë një ceremonie kushtuar shqiptarëve dhe paqës në Ballkan, të mbajtur të shtunën dhe të dielën në Tiranë.

Federaata e Paqës Universale i ka dhënë titullin amabsador i Paqës kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti gjatë një ceremonie kushtuar shqiptarëve dhe paqës në Ballkan, të mbajtur të shtunën dhe të dielën në Tiranë.
Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, është emëruar ambasador i paqës në Tiranë nga Federata e Paqës Universiale gjatë një konference dy ditore në kryeqytetin shqiptar. Pas marrjes së çmimit kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, në një prononcim ekskluziv për Televizionin Koha foli për rëndësinë e krijimit të paqës në komunën që drejton ai.

Ndryshe titullin ambasador të paqës e kanë marrë rreth 20 personalitete nga mbarë rajoni i Ballkanit ku jetojnë shqiptarët. Ndërkohë që një ditë më parë në hotel Tirana, është mbajtur konferenca me titull “Roli i Shqiptarëve në krijimine paqës në Ballkan“.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë ish presidentët e Shqipërisë Rexhep Mejdani dhe Alfred Mojsiu, ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryetarët e Federatës Song, personalitet të tjera të jetës shoqërore dhe politike në mbarë viset shqiptare. Poashtu në këtë konferencë mysafir i vetëm nga Maqedonia ishte kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, I cili tha se historia e shqiptarëve, pavarësisht trysnive në periudha të ndryshme kohore, në esëncë gjithmonë ka qenë paqedashëse.

Nga konferenca dy ditore në Tiranë kushtuar paqës, dolën edhe disa konkluza ku në mes tjerash thuhet se shqiptarët ndëryuan përgjatë shekujve një themel për bashkëpunim ndërfetar. Konferenca bën thirrje për studim dhe promovimin e këtij themeli dhe përhapjen e tij përtej kufijve kombëtarë, racial, fetarë dhe kufijve të tjerë.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *