Home / Lajme / Maqedoni / Topalli: Vendi i Ballkanit është në familjen evropiane

Topalli: Vendi i Ballkanit është në familjen evropiane

4 prill-Ajo konsideron se rëndësi të posaçme duhet t’i kushtohet integrimit, i cili, siç tha, i shton mundësitë tona. Integrimi, shtoi, i bën ekonomitë tona më inovative, më konkurruese. “Integrimi e nxitë rritjen ekonomike. Integrimi e përmirëson mirëqenien e qytetarëve tanë. Integrimi ndjell siguri. Duke i koordinuar përpjekjet dhe duke e ngritur bashkëpunimin jo vetëm ndërmjet nesh, por edhe me të gjitha vendet në rajon, ne do të kemi sukses”, theksoi kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Vendi i vendeve të Ballkanit është në familjen evropiane. Përjashtimi nga ajo është i dëmshëm jo vetëm për to, por për Evropën në tërësi. Për këtë arsye duhet të bëhen përpjekje edhe nga vetë vendet edhe nga BE-ja, që ato sa më parë të integrohen dhe ta lehtësojnë përballjen e Evropës edhe me sfidat ekonomike, e edhe me ato politike, theksoi kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli në fjalimin para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

“Pozicionimi i tanishëm i Ballkanit si rajon i cili kufizohet me vende anëtare të BE-së, por jo tërësisht i integruar në të, është i dëmshëm për të gjitha palët. Nga ana tjetër, perspektiva e Ballkanit si vatër e re zhvillimore ekonomike dhe e punës do të ishte lehtësim edhe për vetë Unionin nga sfida, e cila sa është politike, aq është edhe ekonomike”, tha Topalli.

Ballkani i lidhur nag aspekti ekonomik me vendet fqinje të rajonit, me partnerin strategjik SHBA-në, me vendet anëtare të BE-së, por edhe me qendrat aktuale zhvillimore ekonomike dhe botërore, vlerëson ajo, do t’i mundësojnë dinamikë të re zhvillimore dhe do t’i mundësojnë prosperitet të nevojshëm, jo vetëm si standard për integrimin e tij në Evropë, por edhe garancë e tregjeve rajonale, ndër-rajonale, në Bashkimin Ebropian dhe më gjerë.

“Pozicioni gjeografik i rajonit, interesat e tij strategjike si lidhje kryesore ndërlidhëse ndërmjet lindjes dhe perëndimit do të përforcohet me dinamikë të re e cila do ta prëshpejtojë integrimin, i cili është i domosdoshëm për Evropën”, theksoi Topalli.

Sipas saj, për realizimin e këtyre caqeve të përbashkëta, duhet të punohet bashkarisht, ndërkaq ai bashkëpunim i përbashkët do të ishte rezultat i afësisë gjeografike, lidhjeve hostorike, bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe kërkesave të reja që i imponon globalizimi.

“Bashkëpunimi rajonal, intensifikimi i dialogut, vlerësimi i dallimeve si pasuri, respektimi i dallimeve, perspektivat integruese, janë alternativa e vetme për të gjithë ne”, theksoi kryetarja e Parlamentit shqiptar.

Shtoi se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë është plotësisht i ndihmuar edhe me urën, të cilën, siç tha, e ndërtojnë shqiptarët të cilët jetojnë dhe kontribuojnë në vend.

“Dy vendet tona angazhohen për krijimin e infrastrukturës së prëbashkët rajonale me mënjanimin e të gjitha barierave jo-fizike, lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave dhe kapitalit, rritjen e këmbimit tregtar, njohjen më të mirë të ndërsjelltë dhe angazhimit të përbashkët në drejtim të ndryshimit të imazhit të rajonit, në mënyrë që të bëhet treg konkurrues dhe tërheqës. Politika jonë e jashtme maksimalisht është e kahëzuar drejt përforcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të rajonit”, theksoi Topalli.

Proceset e demokratizimit dhe ndarjes nga e kaluara e të dy shteteve tona, tha ajo, u kryen pothuajse paralelisht dhe nga ajo kohë, siç theksoi, Shqipëria i konsideron marrëdhëniet me Maqedoninë si marrëdhënie posaçërisht të rëndësishme të dy shteteve të cilat kanë interesa të njejta për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në rajon dhe udhëhiqen nga qëllimet identike në politikën integruese.

“Përmes marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve tona, e tash së shpejti edhe me lëvizjen e lirë, kufijtë të cilët dikur ishin muret tona, sot nuk e kanë më atë rëndësi. Ne të gjithë jemi evropianë dhe si të tillë ne do t’i gëzojmë të gjitha të drejtat si individë, si qytetarë, e jo thjeshtë vetëm si pjesëtarë të një grupi të posaçëm etnik, fetar, gjuhësor apo historik. Në Evropë, ka pak rëndësi se në cilën anë të kufirit jeton. TË jesh evropian do të thotë të ndash vlera të njeejta; ndërkaq që në bazën e tyre qëndron respektimi i lirive dhe të drehtave të njeriut, të drejtave të pakicave, toleranca, ligji dhe barazia para tij”, theksoi Topalli duke iu drejtuar deputetëve.

Ajo konsideron se rëndësi të posaçme duhet t’i kushtohet integrimit, i cili, siç tha, i shton mundësitë tona. Integrimi, shtoi, i bën ekonomitë tona më inovative, më konkurruese. “Integrimi e nxitë rritjen ekonomike. Integrimi e përmirëson mirëqenien e qytetarëve tanë. Integrimi ndjell siguri. Duke i koordinuar përpjekjet dhe duke e ngritur bashkëpunimin jo vetëm ndërmjet nesh, por edhe me të gjitha vendet në rajon, ne do të kemi sukses”, theksoi kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Topalli po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Paradite ajo pati takim me kolegun e saj nga Maqedonia, Trajko Veljanoski, ndërkaq pasdite do të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe me kryeminsitrin Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *