Home / Lajme / Maqedoni / Trajnim kualitativ tremujor për 12 administratorë komunalë

Trajnim kualitativ tremujor për 12 administratorë komunalë

11 prill-“Konsideroj se Tempus programi i cili implementohet në komunë tonë do të rezultojë me gjetjen e alternativave të reja, ideve të reja për mbështetje të bizneseve. Me këtë do të përcjellim mesazhin ‘nëse keni ide të mirë dhe aftësi, do ta tejkaloni problemin me financat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset në bashkëpunim me institucionet’. Nga pozicioni i kryetarit të komunës, mund të them se ne do ta mbështesim idenë e profesorit Hash dhe të projektit, sepse neve na nevojitet një asistencë e këtillë teknike”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani

Dymbëdhjetë administratorë shtetërorë të punësuar në Komunën e Gostivarit, për tre muaj do të trajnohen në kuadër të Tempus programit që financohet nga Bashkimi Evropian.

Me takimin e sotëm të kryetarit Rufi Osmani me drejtorin e Qendrës për hulumtime në ekonomitë në zhvillim, prof. Iraj Hashi, në fakt edhe filloi implementimi i këtij projekti i cili synon përmirësimin e arsimit sipërmarrës të universiteteve në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Këtë trajnim e kemi në shtetet tjera, ndërsa tani e fillojmë edhe në Maqedoni. Kursi do të jetë për të punësuarit në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, do të zgjasë tre muaj dhe shpresojmë se do ta përmirësojë njohurinë e këtyre punonjësve për kushtet në bizneset e reja, inkurajimin e tyre, problemet me financimin e bizneseve të reja, dimensione ligjore e kështu me radhë, si dhe rëndësinë e problemeve të zhvillimit lokal dhe se si ato çështje mund të zgjidhen në nivel lokal. Shpresojmë se kjo do të jetë një kontribut i vogël, drejt zgjidhjes së një pjese të problemeve ekonomike në rajon. Megjithatë ka edhe problem ekonomike të cilat janë jashtë diapazonit të këtij projekti, por këto janë probleme me të cilat komunat, qeveria dhe të tjerët duhet të ballafaqohen”, theksoi prof. Hash.

“Konsideroj se Tempus programi i cili implementohet në komunë tonë do të rezultojë me gjetjen e alternativave të reja, ideve të reja për mbështetje të bizneseve. Me këtë do të përcjellim mesazhin ‘nëse keni ide të mirë dhe aftësi, do ta tejkaloni problemin me financat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset në bashkëpunim me institucionet’. Nga pozicioni i kryetarit të komunës, mund të them se ne do ta mbështesim idenë e profesorit Hash dhe të projektit, sepse neve na nevojitet një asistencë e këtillë teknike”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani.

“Problemi kryesor me të cilin ballafaqohen studentët e mi është mospasja e mundësive që ta zbatojnë teorinë në praktikë. Konsideroj se vendi ynë, posaçërisht Gostivari, shumë pësuan nga tranzicioni ne ekonomi dhe në politikë, sepse sektorët kryesorë në Gostivar tanimë nuk janë aktive. Gjithashtu, edhe në komunë nuk kemi buxhet, aftësi dhe financa adekuate. Prandaj, do të përfshihemi në këtë projekt dhe shpresoj se deri në fund të projektit do të kemi personel më të kualifikuar në zyrën tonë për zhvillim ekonomik lokal dhe pas tre muajsh, së bashku me profesorin Hash do të konstatojmë se projekti e ka arritur qëllimin dhe i ka aftësuar administratorët tanë që të ndihmojnë në bizneset në komunën tonë, e me këtë Gostivari do të bëhet shembull për komunat tjera në Maqedoni, por edhe në vendet tjera në fqinjësinë tonë”, theksoi Osmani në cilësinë edhe të kryetarit të komunës, edhe të profesorit të ekonomisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *