Home / Lajme / Maqedoni / Tri librat e historisë së Kosovës promovohen në Tetovë

Tri librat e historisë së Kosovës promovohen në Tetovë

3 prill-Autori i librit, Jusuf Buxhovi tha se këto tri libra paraqesin historinë shpirtërore dhe se është një histori kritike pas gjithë këtyre ndryshimeve. Sipas tij, çdo popull duhet ta ketë edhe historinë kritike pas gjithë këtyre ndryshimeve, që nënkupton rivlerësimin dhe rishqyrtimin.

Në organizim të komunës së Tetovës, të martën janë promovuar tri libra mbi historinë e Kosovës të autorit Jusuf Buxhovi. Në tri vëllimet e kësaj historie mbi Kosovën përfshihet periudha antika dhe e mesjetës, periudha osmane dhe periudha deri te vendosja e protektoratit ndërkombëtar mbi Kosovën.

Recensenti i librit, Ramadan Musliu, ka shpaluar optikën dhe observimin e autorit, duke u ndalur gjerësisht në argumentimin shkencor që mbështetet në shumë referenca. “Historia e Kosovës në tri vëllime është një përpjekje kapitale e cila realizohet rrallë në tre vëllime të këtilla”, tha Ramadan Mulsliu. Sipas tij, këto tri vëllime pasqyrojnë kornizën historike që ka të bëjë me historinë e popullit shqiptar në përgjithësi.

Autori i librit, Jusuf Buxhovi tha se këto tri libra paraqesin historinë shpirtërore dhe se është një histori kritike pas gjithë këtyre ndryshimeve. Sipas tij, çdo popull duhet ta ketë edhe historinë kritike pas gjithë këtyre ndryshimeve, që nënkupton rivlerësimin dhe rishqyrtimin.

Promovimin e ka përshëndetur përfaqësuesi i komunës së Tetovës, Bardhyl Zaimi. “ Në emër të kryetarit të komunë së Tetovës, Sadi Bexheti e përgëzojmë autorin e librave për këtë punë të fisme dhe në të njëjtën kohë shprehim gatishmërinë që sikurse deri më tani, të përkrahim dhe të nxisim gjithë ato përpjekje që ndriçojnë dhe hapin një horizont tjetër të shkencës shqiptare”, tha ai.

Botuesi i këtyre tri librave, Ramiz Tafilaj tha se kjo është historia e parë e Kosovës në të cilën Kosova nuk ndahet nga territoret tjera shqiptare. Shefi i kabinetit të kryetarit, Alajdin Hasani, në emër të kryetarit ka pranuar nga botuesi si dhuratë kompletin e librave të autorit, Jusuf Buzhovi, i cili ka falënderuar komunën e Tetovës për këtë organizim.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *