Home / Sport / UEFA: Fusha e San Siros, e mirë

UEFA: Fusha e San Siros, e mirë

1 prill-“Interi dhe Milani po tentojnë të rregullojnë problemin duke shtruar barin disa herë gjatë sezonit, por shumë ndeshje janë luajtur në kushte më pak se ideale. Por, kur e kemi parë gjendjen e fushës para sfidës ndaj Barcelonës, gjithçka ishte në rregull. Është dallim mes një fushe të pranueshme për ne dhe një fushe ideale”, ka theksuar Marchetti.

Përfaqësues të UEFA-s kanë mbrojtur gjendjen e fushës së San Siros pas ankesës së Barcelonës që bëri ankesë zyrtare me pretekstin se fusha e pa përshtatshme ndryshoi rrjedhën e takimit.

Barcelona bëri ankesë me pretekstin se gjendja e keqe e fushës ndikoi në lojën e ekipit katalanas, por drejtori i UEFA-s, Giorgio Marchetti, ka hedhur poshtë këtë ankesë duke thënë se Interi dhe Milani po bëjnë ç’mos që fusha të jetë sa më e mirë.

“Interi dhe Milani po tentojnë të rregullojnë problemin duke shtruar barin disa herë gjatë sezonit, por shumë ndeshje janë luajtur në kushte më pak se ideale. Por, kur e kemi parë gjendjen e fushës para sfidës ndaj Barcelonës, gjithçka ishte në rregull. Është dallim mes një fushe të pranueshme për ne dhe një fushe ideale”, ka theksuar Marchetti.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, kurse ndeshja kthyese zhvillohet të martën në Camp Nou. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *