Home / Lajme / Maqedoni / UEJL hap dyert për studentët e ardhshëm

UEJL hap dyert për studentët e ardhshëm

9 prill-Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2012/13, pritet të shpallet të enjten, ndërsa jo zyrtarisht pritet të pranohen diku rreth 1700 studentë, 1400 në Tetovë dhe rreth 300 në Shkup. Ditët e hapura do të vazhdojnë deri më 13 prill, ndërsa të hënën, këtë kampus e vizituan edhe nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

Universiteti i Evropës Juglindore hapi sot dyert për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët e interesuar për studimet pasdiplomike.

Gjatë konferencës në kampusin universitar u tha se këtë vit, për herë të parë UEJL zgjeron ofertën edhe me 2 programe të reja studimore; komunikimi ndërkombëtar dhe informatika e mediave. Të njëjtat programe ofrohen edhe në qendrën universitare në Shkup.

Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2012/13, pritet të shpallet të enjten, ndërsa jo zyrtarisht pritet të pranohen diku rreth 1700 studentë, 1400 në Tetovë dhe rreth 300 në Shkup. Ditët e hapura do të vazhdojnë deri më 13 prill, ndërsa të hënën, këtë kampus e vizituan edhe nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. UEJL, edhe këtë vit ndan rreth 146 bursa, mbi bazën e kritereve të caktuara, si bursa meritore, bursa nga bashkësia e biznesit dhe bursa sipas nevojës financiare. Gjithashtu, mbi 100 studentë do të jenë të përfshirë në programin puno dhe studio.

“Pra është fjala për gjithë javën e këtyre angazhimeve ku do prezantohet secili fakultet veçmas, pra 5 fakultete do prezantojnë ofertën e tyre para grupeve të qëllimit që e vizitojnë UEJL-në. Sot mund të regjistrohet ngjarje në fakultet të ekonomisë, nesër në shkenca dhe teknologji bashkëkohore pasnesër gjuhët kultura dhe komunikimi dhe të enjten juridiku dhe fakulteti i administrimit publik. Në këtë kontekst dua të përmend fakultete me programe studimi në gjuhën angleze si një model për një mjedis ndryshe të punës dhe në kuadër të strategjisë zhvillimore të UEJL-së. Dua të them që ne, po bëhemi si një pararoje e procesit të euro-integrimeve që vazhdon të kultivojë një përgjegjësi të veçantë para shoqërisë duke ofruar programe moderne në gjuhën angleze në bashkëpunim me universitetet më prestigjioze universitare”, deklaroi Demush Bajrami, UEJL.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *