Home / Lajme / Maqedoni / Ulen çmimet e derivateve të naftës

Ulen çmimet e derivateve të naftës

23 prill-
Sipas KRE, Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS -98 do të ulet për 2 denarë për litër, kështu që Eurosuper BS-95 do të jetë 87 denarë për litër dhe Eurosuper BS-98 do të jetë 88,50 denarë për litër. Eurodizeli do të jetë me çmim 72,50 denarë për litër.

Prej mesnate në Maqedoni pritet ulja e çmimeve të derivateve të naftës, ashtu që çmimi i benzinës do të ulet për 2 denarë për litër, ndërsa i dizelit për 1 denarë për litër.

Sipas KRE, Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS -98 do të ulet për 2 denarë për litër, kështu që Eurosuper BS-95 do të jetë 87 denarë për litër dhe Eurosuper BS-98 do të jetë 88,50 denarë për litër. Eurodizeli do të jetë me çmim 72,50 denarë për litër. Nafta ekstra e lehtë do të jetë me çmim më të lirë për 0,50 denarë për litër.

Ulja e çmimeve pason pas uljes së çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë ditëve të fundit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *