Home / Lajme / Maqedoni / Ulqini nikoqir i garës mbarëkombëtare

Ulqini nikoqir i garës mbarëkombëtare

7 prill-Koordinatori për Maqedoni, Muzafer Livoreka tha se “në fund të muajit maj, fëmijët e të gjitha trevave shqiptare do të takohen në Ulqin, dhe besoj që objektivi i këtij takimi do të realizohet ashtu siç është më mirë” tha ai.

Futbolli gjatë 9 viteve miqësoi zemrat e fëmijëve nga qytetet e Durrësit, Tetovës, Ulqinit, Pejës dhe Bujanocit (Tërnocit). Futbolli përveç që arriti të sensibilizojë moshat më të reja ofroi edhe kënaqësinë e shoqërimit dhe të njohjes së fëmijëve me moshatarët e tyre nga të gjitha trojet shqiptare. Këtë vit ky eveniment do të zhvillohet për të dhjetën herë me radhë dhe nikoqir do të jetë qyteti bregdetar Ulqini. Turneu mbarëkombëtar i fëmijëve i ka tejkaluar përmasat e një turne të zakonshëm në futbol, ndërsa për 9 vite janë vendosur ura bashkëpunimi mes qyteteve shqipfolëse. Menjëherë pas konfirmimit që edicioni jubilar i 10-ti me radhë do të organizohet në qytetin e Ulqinit, kryetari i kësaj komuna Nazif Cungu shprehet se komuna e Ulqinit do të jetë nikoqire e turneut që këtë vit do ti kushtohet 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.” Ky është rast që të gjithë së bashku të festojmë edhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky do të jetë njëkohësisht edhe një moment ku fëmijët tanë prej të gjitha trevave shqiptare do të kontaktojnë, do të merren me sport dhe do të shoqërohen” tha kryetari i komunës së Ulqinit. Ekipet nga Tetova, Durrësi, Peja dhe Tërnoci janë të mendimit se organizimi i këtij edicioni jubilar do të thotë se janë arritur objektivat e takimeve. Këtë e pohoi edhe ideatori i këtij manifestimi gjithëkombetar Naim Kërçuku. “Ndjehem shumë i kënaqur dhe i gëzuar që pas takimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, veprimtaria të organizohet në këtë qytet të bukur bregdetar që vazhdon ciklin e organizimit në pesë qytetet ku jetojnë shqiptar, aktualisht në Mal të Zi, në qytetin e Ulqinit. Këtë lajm të mirë duhet t’ua përcjellim fëmijëve, të cilët janë protagonistët e kësaj feste të mrekullueshme të futbollit” tha Kërçuku.Koordinatorët e qyteteve pjesëmarrëse janë shprehur se është kënaqësi por edhe dhe obligim i madh që të marrësh një përgjegjësi për organizimin e këtij turneu, i cili këtë vit ka jubileun, dhjetë vjetorin e fillimit të tij. Koordinatori për Maqedoni, Muzafer Livoreka tha se “në fund të muajit maj, fëmijët e të gjitha trevave shqiptare do të takohen në Ulqin, dhe besoj që objektivi i këtij takimi do të realizohet ashtu siç është më mirë” tha ai.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *