Home / Lajme / Maqedoni / Ultimatum për studentët nga Kosova e Shqipëria

Ultimatum për studentët nga Kosova e Shqipëria

19 prill-Vlerësimi i institucioneve vendore është se pothuajse kjo çështje është duke u zgjidhur. Gjysma e studentëve ka marrë vendime apo leje në Ambasadën e Maqedonisë në Kosovë, dhe shpresoj se të gjithë deri në fund të javës do e rregullojnë qëndrimin e tyre. Unë besoj se do të zgjidhet konform ligjeve dhe se është në rregull çdo gjë në këtë drejtim”, thotë ambasadori Durmishi.

Studentëve nga Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës, të cilët studiojnë në dy universitetet në Tetovë, nga e Policia së Maqedonisë u është kërkuar urgjentisht të rregullojnë dokumentacionin e lejeqëndrimit, në të kundërtën – do të depërtohen në vendet e tyre. Lajmi është konfirmuar edhe nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, ku studiojnë studentë nga tre viset shqiptare, të cilët kanë kërkuar që organet përgjegjëse të zgjidhin këtë problematikë. Aplikimi i kësaj mase, sipas autoriteteve policore, është në përputhje me Ligjin me të huajt, të cilin Maqedonia e ka miratuar kohë më parë. Në bazë të shifrave jozyrtare, janë 60 studentë nga Kosova, të cilët nuk e kanë të zgjidhur problemin e lejes së qëndrimit në Maqedoni dhe të njëjtit duhet që të parashtrojnë kërkesë në Ambasadën e Maqedonisë në Kosovë, dhe në bazë të vendimit të ambasadës, do të mund të rregullojnë lejen e qëndrimit. Për aktualizimin e kësaj mase, me deklaratë qetësuese ka dalë ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Skender Durmishi. Sipas tij, çështja e lejes së qëndrimit duhet të zgjidhet në bazë te ligjeve dhe është në të mirë të studentëve, por edhe qytetarëve të tjerë të Kosovës, të cilët qëndrojnë në Maqedoni.
Ndërkohë, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të zgjidhet çështja e lejes së qëndrimit të studentëve, në mënyrë që studentët rregullisht të vazhdojnë studimet. “Studentëve nga shtetet tjera që studiojnë në Maqedoni, e me këtë edhe studentët që studiojnë te ne, siç është rasti me studentët nga Republika e Kosovës, u është dhënë një afat kohor që me urgjencë ta rregullojnë lejen e qëndrimit. UEJL është angazhuar lidhur me rastin në fjalë, tani mbetet që organi kompetent shtetëror ti përgjigjet pozitivisht kërkesës së studentëve për ndjekjen e papenguar të studimeve”, thotë Demush Bajrami, këshilltar për komunikim i rektorit të UEJL-së, Zamir Dika. Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Maqedoni Skender Durmishi, n thotë se është i njoftuar me këtë problem, dhe se për të njëjtën ka marrë vlerësimin e shumë institucioneve përgjegjëse, prej nga i kanë dhënë garanci se shumë shpejt në bazë të ligjeve do të zgjidhet pengesa. “Çështja të cilën ju e keni ngritur është në rrugë e sipër për t’u zgjidhur. Në bazë të njohurive tona si Ambasadë ideja është që përfundimisht, siç e kërkojnë ligjet në vendin tuaj, të zgjidhet leja e qëndrimit. Kam kontaktuar policinë vendore, policinë e kufirit, komunat, universitetet, dhe kam marrë vlerësime se kjo do të rregullohet shumë shpejt edhe atë në bazë të ligjeve aktuale. Vlerësimi i institucioneve vendore është se pothuajse kjo çështje është duke u zgjidhur. Gjysma e studentëve ka marrë vendime apo leje në Ambasadën e Maqedonisë në Kosovë, dhe shpresoj se të gjithë deri në fund të javës do e rregullojnë qëndrimin e tyre. Unë besoj se do të zgjidhet konform ligjeve dhe se është në rregull çdo gjë në këtë drejtim”, thotë ambasadori Durmishi. Ai thotë se me zgjidhjen e kësaj çështje studentët do të mund që të vijojnë studimet pa problem deri në kryerjen e tyre. Sipas informacioneve jozyrtare diku rreth 60 studentë nuk e kanë rregulluar lejeqëndrimin në Maqedoni dhe të njëjtëve u është dhënë urgjencë që të rregullojnë këtë, pasi në të kundërtën – nuk do të mund të hyjnë në vend. Ndërkohë që burime tona në Policinë kufitare në vendkalimin Jazhincë thonë se deri të martën nuk është kthyer asnjë student nga Kosova, ndërsa urdhri për Policinë kufitare është që nëse studentët nuk e kanë të rregulluar lejen e qëndrimit, të kthehen prapa. Sipas ligjeve aktuale, në Maqedoni mund të merret leje qëndrim për tre muaj. Studentët apo personat që qëndrojnë në vend duhet që të paraqesin të dhënat e tyre dhe të dhënat e personit ku do të qëndrojnë në stacionin më të afërt të policisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë sqaruar se e tërë kjo bëhet për të rregulluar qëndrimin e personave në Maqedoni, në bazë të ligjeve për të huaj, duke thënë se nuk ka dallime nëse bëhet fjalë për student apo të tjerë. “Ligjet për qëndrim në Maqedoni vlejnë për të gjithë njësoj, pa marrë parasysh se për cilën kategori personash bëhet fjalë”, thotë shkurt zëdhënësi i MPB-së, Borçe Peshevski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *