Home / Sport / Useini: ‘Kthehem për dy javë’

Useini: ‘Kthehem për dy javë’

“Parashikimet e ekipit mjekësor janë që unë të kthehem pas dy javëve. Normal që në lëndime të këtilla ndodhin ndryshime, mirëpo unë jam optimist se për 15-të ditë do të jem i gatshëm që t’i bashkohem skuadrës në seancat stërvitore”, sqaroi Useini

Mesfushori i Shkëndijës Muhamet Useini pati fatin e keq që në stinorin vjeshtor në përballjen me Napredokun në Kërçovë të pësojë frakturë në këmbë, duke u detyruar një kohë të gjatë të qëndrojë jashta tereneve sportive. Lëndimi erdhi në momentin më të keq të mundshëm, pikërisht në kohën kur forma e Useinit ishte në ngritje e sipër, ndërsa ftohej kohë pas kohe edhe në kombëtaren më të mirë të Maqedonisë. Mirëpo ky ‘hov’ u ndal me lëndimin e rëndë, që tani duket se mesfushori luftarak e len pas vetes. “Parashikimet e ekipit mjekësor janë që unë të kthehem pas dy javëve. Normal që në lëndime të këtilla ndodhin ndryshime, mirëpo unë jam optimist se për 15-të ditë do të jem i gatshëm që t’i bashkohem skuadrës në seancat stërvitore. Ka qenë e mërzitshme kjo fazë e rehabilitimit dhe mezi pres të kthehem. Normal nëse gjërat shkojnë mirë, besoj se kah mesi i muajt maj do të jem i gatshëm për lojë dhe ndoshta do të mund të paraqitem në dy-tre ndeshjet e fundit kampionale”, sqaroi Useini rreth rrikthimit të tij në terenet e futbollit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *