Home / Sport / Van Persi, “Lojtari i Vitit” në Angli

Van Persi, “Lojtari i Vitit” në Angli

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persi, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit”, që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli. Holandezi 28 vjeçar ka marrë këtë çmim pasi ka shënuar 27 gola në ndeshjet e skuadrës së tij dhe ishte favoriti kryesor për ta marrë trofeun.

“Është diçka e veçantë kur e thonë të tjerët por është edhe më e veçantë kur çmimin ta japin kundërshtarët. Kjo është diçka shumë e veçantë, pasi luan çdo javë kundër tyre dhe çdo lojtar bën maksimumin për të fituar. Në fund ata vendosin që unë jam lojtari më i mirë dhe ky është një nder jashtëzakonisht i madh për mua”.

Van Persi mori këtë çmim shumë prestigjioz por bëri të ditur se asgjë nuk do të kishte qenë e mundur pa lojtarët e tjerë të Arsenali, me të cilët dëshironte të ndante suksesin.

“Asgjë nuk mund të arrihej pa ata. Për shembull, Teo Uolkot, më ka dhënë më shumë se 12 pasime për gol dhe unë e vlerësoj maksimalisht këtë gjë”, ishin fjalët e holandezit.

Ndërkohë, është bërë publike edhe “Skuadra e Vitit”, e cila është dominuar nga lojtarët e Mançester Sitit dhe Totenhemit, ndërsa në këtë formacion nuk figuron asnjë futbollist i Çelsit apo Liverpulit.

Skuadra e Vitit në Angli

Hart (Siti), Uolker (Totenhem), Kompani (Siti), Koloçini (Njukasëll), Beins (Everton), Silva (Siti), Parker (Totenhem), J. Ture (Siti), Beil (Totenhem), Van Persi (Arsenal), Runi (Junajtid).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *