Home / Lajme / Maqedoni / Varfëria dhe mjerimi në familjen Rexhepi

Varfëria dhe mjerimi në familjen Rexhepi

9 prill-“Kemi katër fëmijë, dy prej tyre shkojnë në shkollë. Burri rrallë herë gjen punë, kërkon çdo ditë por shumë pak gjen ndonjehër punë. Ata që shkojnë në shkollë duan veshje, libra, fletore, por ato nuk mund ti sigurojmë. Më keq është në dimër të jetohet në këtë shtëpi. Ndezim një shporet për fëmijët që ata së paku të jenë më ngrohtë, kurse vrimat dimrit i mbulojmë me çka mundemi”, tregon Ramize Rexhepi.

Urim Hasipi
Jo shumë larg qytetit të Tetovës me ndërtesa të mëdha ku jeta zhvillohet ndryshe, në fshatin Llacë në kushte mizore për jetesë bën konak familja Rexhepi. Shtëpia e tyre më shumë i ngjan një gërmadhe ndërsa murret dhe vrimat janë “dekor” i përhershëm. Në këtë familje gjashtë anëtarshe civilizimi është vetëm një shprehje kurse varfëria dhe gjendja katastrofale e shtëpisë kanë bërë që jeta për ata të jetë vërtet një ferr. Katër fëmijët e vegjël të kësaj familje i gjejmë në oborr duke u zbavitur me lodrat e tyre që ua kanë dhuruar të tjerët, kurse të mëdhenjt e shtëpisë po luftojnë me mbijetesën. Me të hyrë në këtë shtëpi harrojmë se gjendemi vetëm disa kilometra larg Tetovës ku ngrihen ndërtesat shumëkatëshe
Babai i katër fëmijëve Xhemaledini bredh rrugëve për të gjetur punë, por rrallë herë i ecë fati që të gjejë punë. Ai shprehet se askush nuk e viziton që ti del në krah të paktën të meremetojë shtëpinë dhe të strehojë si duhet fëmijët.“Mundohemi që punojnë diçka por shumë pak. Është krizë gjithandej kurse shtëpia kërkon, fëmijët kanë nevojat e veta, shtëpia është duke u rënuar. Këtu e kemi kaluar dimrin e ftohtë por nuk besoj se edhe një dimër do të qëndrojë kjo shtëpi në këtë gjendje”, thotë ai. Kërkesat dhe nevojat e familjes Rexhepi të fshatit malor Llacë janë të mëdha kurse janë të rrallë ata që ndihmojnë dhe shtrijnë dorën. “Shumë vështirë është, tepër, s’kemi punë, të tjera kushte, s’kemi kurrgjë. Mua më intereson punë, por në punë nuk më pranojnë,. Shteti nuk më ndihmon”, u shpreh Xhemaledini. Barrën më të rëndë e ka Ramizja, bashkëshortja e Xhemaledinit, e cila duhet të përkujdeset për shtëpinë dhe fëmijën derisa burri i saj kërkon punë gjithandej. Krahas ushqimit, kushteve të vështira në shtëpi, ajo rrëfen se fëmijët nuk kanë se çka të veshin për në shkollë. “Kemi katër fëmijë, dy prej tyre shkojnë në shkollë. Burri rrallë herë gjen punë, kërkon çdo ditë por shumë pak gjen ndonjehër punë. Ata që shkojnë në shkollë duan veshje, libra, fletore, por ato nuk mund ti sigurojmë. Më keq është në dimër të jetohet në këtë shtëpi. Ndezim një shporet për fëmijët që ata së paku të jenë më ngrohtë, kurse vrimat dimrit i mbulojmë me çka mundemi”, tregon Ramize Rexhepi. Kjo familje jeton në një gjendje tepër të mjerueshme, ku për ironi të fatit edhe situata e fundit dimërore e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Rezervat ushqimore të kësaj familjeje pothuajse kanë mbaruar totalisht ndërsa kjo familje i bën apel për ndihmë strukturave vendore dhe shtetit pasi vetë nuk ka mundësi të sigurojë bukën e gojës për pjestarë të familjes dhe të rimëkëmb shtëpinë . “Uji pikon kudo në shtëpii. Nuk kemi as miell, as vaj, as sheqer. Ato pak që i patëm janë harxhuar, kurse deri sa të gjen punë burri do të mundohemi t`ja bëjmë disi” thotë ajo. E harruar në skamje dhe përtej shoqërisë, familja Rexhepi e mbytur në përditshmërinë e tillë kërkon që të rregullojë të paktën shtëpinë që dimrin tjetër të mos e presin në këtë gjendje. Pa punë dhe të ardhura, kjo familje pret ditën tjetër me shpresë se diçka do të ndryshojë. Ndryshe fshati Llacë gjendet rreth 10 kilometra larg qytetit, me rreth 100 shtëpi, në afërsi të Kalasë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *