Home / Sport / VOLEJBOLL, SHKËNDIJA NË FINALE TË KUPËS

VOLEJBOLL, SHKËNDIJA NË FINALE TË KUPËS

‘Kuqezinjtë’ tetovarë në finale do të përballen me Strumicën, pasi në ndeshjet e sotme të kthimit të gjysmëfinaleve, arritën të eliminojnë skuadrat e Lirisë gjegjësisht Sinalkos.

Skuadra e Shkëndijës ka siguruar kualifikim në finalen e Kupës së Maqedonisë në hendboll për meshkuj, ku do të tentojë të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë në finale do të përballen me Strumicën, pasi në ndeshjet e sotme të kthimit të gjysmëfinaleve, arritën të eliminojnë skuadrat e Lirisë gjegjësisht Sinalkos. Kampionët në fuqi, Shkëndija pasi kishin fituar në transfertën me Lirinë 3:0 në ndeshjen e parë, sonte konfirmuan dallimin në klas, duke sjellë tjetër fitore maksimale dhe hyrje në finalen e madhe, ku do të kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar një vit më parë. Në gjysmëfinalen tjetër, Sinalko nuk arriti të anulojë negativën 1:3 nga ndeshja e parë, pasi sot në Krushevë u mund bindshëm 0:3 nga Strumica. Kështu u bë e qartë se për trofeun e Kupës së Maqedonisë këtë vit do të luftojnë Shkëndija dhe Strumica.

Rezultatet:
Shkëndija – Liria 3:0 (ndeshja e parë 3:0)
Sinalko – Strumica 0:3 (ndeshja e parë 1:3)

Faton Zylbehari, TV Alsat-M

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *