Home / Sport / Volejboll: Shkëndija përmes Lirisë shkon në finale të Kupës

Volejboll: Shkëndija përmes Lirisë shkon në finale të Kupës

“Lirinë e mundëm bindshëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale, i fituam në kampionat, kështu që tani presim fitore të re dhe hyrje në finale, ku do të kërkojmë mbrojtjen e trofeut të Kupës së Maqedonisë”, deklaroi volejbollisti i ri i Shkëndijës, Besim Luma. “Shkëndija është kampione në fuqi dhe favorite në këtë duel. Ata kanë rezultat bindës nga ndeshja e parë dhe sigurisht janë një hap para finales. Nuk ushqejmë ndoshta iluzione për të eliminuar Shkëndijën, mirëpo përse mos të shpresojmë dhe me maksimumin e të gjithëve të bëjmë që kjo gjysmëfinale të arsyetojë epitetin e një derbi të vërtetë”, shprehen nga tabori i Lirisë.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në hendboll, kur edhe do të mësojmë emrat e skuadrave finaliste të edicionit të sivjetshëm të Kupës. Kampionia në fuqi, Shkëndija duket se përsëri do të jetë në finale dhe do të ketë mundësinë të tentojë mbrojtjen e trofeut, pasi pas ndeshjes së parë me Lirinë e Zherovjanit kanë epërsi 3:0. Tani ‘kuqezinjtë’ edhe pse duken të sigurtë, paralajmrëojnë angazhim maksimal në kërkim të një tjetër fitoreje, për të konfirmuar se me meritë arrijnë në finale për të dytin vit me rradhë. “Synimi jonë është të mbrojmë titujt në të dy drejtimet, kampionat dhe Kupë. Në kampionat edhe pse s’jemi në nivelin e duhur kohëve të fundit, gjithsesi jemi në play-off dhe do provojmë të përmirësohemi. Ndërkohë në Kupën e Maqedonisë vetëm duhet të vërtetojmë diferencën që kemi me Lirinë dhe të prekim finalen. Ne respektojmë shumë skuadrën nga Zherovjani, e cila për dallim nga sezoni i kaluar, këtë vit solli performansë shumë më të mirë, mirëpo realisht ne ende kemi diferencë të madhe në kualitet dhe për këtë qëllim besoj se s’do kemi problem t’i eliminojmë dhe të kualifikohemi në finale. Lirinë e mundëm bindshëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale, i fituam në kampionat, kështu që tani presim fitore të re dhe hyrje në finale, ku do të kërkojmë mbrojtjen e trofeut të Kupës së Maqedonisë”, deklaroi volejbollisti i ri i Shkëndijës, Besim Luma, para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Lirisë dhe Shkëndijës. Nga tabori i Lirisë shprehen se kanë të qartë se Shkëndija është favorite, por se ata do të japin maksimumin. “Shkëndija është kampione në fuqi dhe favorite në këtë duel. Ata kanë rezultat bindës nga ndeshja e parë dhe sigurisht janë një hap para finales. Ne kuptojmë se ata janë favoritë, por njëkohësisht nuk kemi ndërmend të dorëzohemi para kohe. Do japim të gjithë maksimumin, për të tentuar të jemi sa më rezistentë përballë Shkëndijës dhe në fund le të fitojë më i miri. Nuk ushqejmë ndoshta iluzione për të eliminuar Shkëndijën, mirëpo përse mos të shpresojmë dhe me maksimumin e të gjithëve të bëjmë që kjo gjysmëfinale të arsyetojë epitetin e një derbi të vërtetë”, shprehen një zëri nga tabori i Lirisë. Ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Shkëndijës do të zhvillohet të mërkurën në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, me fillim në orën 19:30. Ndërkohë në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të përballen dy skuadrat udhëheqëse të kampionatit Sinalko dhe Strumica. Në ndeshjen e parë në Strumicë vendasit fituan me rezultatin 3:1, mirëpo pikërisht pika e fituar në transfertë jep shpresë Sinalkos që në Krushevë të kërkojë kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *