Home / Sport / Volejboll, Vardari ‘i cekët’ për Shkëndijën

Volejboll, Vardari ‘i cekët’ për Shkëndijën

Klubi i volejbollit Shkëndija ka shënuar fitore me rezultat maksimal 3:0 përballë Vardarit, në ndeshjen në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë të volejbollit në vend, e cila me kërkesë të skuadrës shkupjane u zhvillua me herët se ndeshjet tjera.

Në fakt fundjavën e ardhshme besimtarët e krishterë kanë festë fetare dhe për këtë qëllim drejtuesit e Shkëndijës pranuan kërkesën e Vardarit që të luajnë më herët, me qëllim që të jenë të lirë në vikendin e ardhshëm. Kështu të ejnten në palestrën e shkollës së mesme të mjekësisë ‘Nikolla Shtejn’ në Tetovë, Shkëndija pas dominimit të plotë në tre sete, arriti që të mund Vardarin me rezultatin 3:1. “Kuqezinjtë’ pasi me shpejtësi morën setin e parë dhe avansuan 1:0, në vazhdim të ndeshjes trajneri Luma në lojë rregullisht mbante volejbollistë të cilët kanë patur më pak minutazhë në ndeshjet e kaluara. Pikërisht këta ndryshime bënë që Vardari në setin e dytë të jetë më i denjë, por patjetër të pranohet se kjo ndodhi më shumë për shkak të moskoncentrimit të vendasve, se sa të kualitetit të miqve. Vardari u gjet në epërsi 21:20 në setin e dytë dhe trajneri Luma u desh të kthejë në lojë Abazin dhe Ristovskin, të cilët bënë diferencën dhe sollën epërsi të Shkëndijës 2:0 në sete. Në setin e fundit vendasit nuk lejuan shumë hapsirë që miqtë të shpresojnë në befasi, kështu që e mbyllën ndeshjen me fitore maksimale 3:0. “Ishte një ndeshje me kualitet mesatar, ku më e rëndësishme është se ne morëm fitoren. Loja jonë mundej të jetë edhe më e mirë, megjithatë në momente pa nevojë lejuam që kundërshtari të fitojë pikë. Përsëris se në momentet vendimtare ishim në nivel dhe me meritë morëm fitoren maksimale. Tani na pret sfida me Strumicën ku do të tentojmë që të nxjerim rrezultat pozitiv edhe pse e dijmë se do të jetë shumë e vështirë”, deklaroi pas ndeshjes me Vardarin, kapiteni i KV Shkëndija, Ilir Vela. Kujtojmë se pas fitores ndaj Vardarit, Shkëndija në kuadër të javës së 16-të do të përballet me Strumicën në transfertë. Është kjo ndeshja derbi e kësaj jave, e cila do të japë përgjigje për mundësitë reale të Shkëndijës në luftën për titullin e kampionit në këtë sezon, ku ‘kuqezinjtë’ janë më të dobësuar se vitin e kaluar, ndërsa Strumica dhe Sinalko janë përforcuar dukshëm. Në ndeshjet tjera të javës së 16-të Liria pret Sushevën, Sinalko takohet me Rabotniçkin, Borec Brako ndeshet me Kumanovën, ndërsa Vardari pret Mavisin.

Dyshet e javës së 16-të:
Strumica-Shkëndija,
Liria-Susheva,
Sinalko-Rabotniçki,
Borec Brako-Kumanova,
Vardari-Mavisi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *