Home / Lajme / Maqedoni / Volers: SHBA duan Maqedoninë në NATO

Volers: SHBA duan Maqedoninë në NATO

12 prill-Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers ka theksuar se nuk ka kush që më shumë se SHBA-të dëshirojnë që të shohin Maqedoninë në NATO.

Këtë e theksoi ambasadori Volers gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Manastirit.

“Për këtë qëllim ne po punojmë me vite prapa, duke mbështetur procesin në OKB dhe dialogun midis Athinës dhe Shkupit”, deklaroi Volers.

Ai shtoi se shpreson në progres rreth këtij procesi, por ai ka nënvizuar se “nuk e di se a do të ndodhë kjo në ÇÇikago.

“Shpresoj se do të ketë progres, pa dallim a do të ndodhë kjo në Çikago apo jo. Por, SHBA duan tejmase që të shohin Maqedoninë në NATO dhe BE dhe do të vijojmë të punojmë në këtë drejtim, pa dallim se a do të ndodhë kjo në Çikago apo në vend tjetër. Ne do të jemi atje për të ju përkrahur”, ka theksuar ambasadori amerikan, duke përsëritur qëndrimin se Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Aleancës pa zgjidhur kontestin e emrit.

Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers ka theksuar se nuk ka kush që më shumë se SHBA-të dëshirojnë që të shohin Maqedoninë në NATO.

Këtë e theksoi ambasadori Volers gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Manastirit.

“Për këtë qëllim ne po punojmë me vite prapa, duke mbështetur procesin në OKB dhe dialogun midis Athinës dhe Shkupit”, deklaroi Volers.

Ai shtoi se shpreson në progres rreth këtij procesi, por ai ka nënvizuar se “nuk e di se a do të ndodhë kjo në ÇÇikago.

“Shpresoj se do të ketë progres, pa dallim a do të ndodhë kjo në Çikago apo jo. Por, SHBA duan tejmase që të shohin Maqedoninë në NATO dhe BE dhe do të vijojmë të punojmë në këtë drejtim, pa dallim se a do të ndodhë kjo në Çikago apo në vend tjetër. Ne do të jemi atje për të ju përkrahur”, ka theksuar ambasadori amerikan, duke përsëritur qëndrimin se Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Aleancës pa zgjidhur kontestin e emrit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *