Home / Lajme / Rajon / Vritet oficeri i policisë së burgjeve në Tiranë

Vritet oficeri i policisë së burgjeve në Tiranë

10 prill-Burimet shprehen se para daljes në rrugën kryesore, dyshohet se personat që kanë kryer atentatit i kanë bllokuar atij kalimin duke e detyruar të ndalonte e më pas e kanë qëlluar në xhamin e parë të makinës. Ai është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastëësishëm të cilët po nxitonin për të udhëtuar në punë, por që makina e oficerit të policisë u kishte bllokuar rrugën atyre.

Kryeqyteti është tronditur në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi krimi ka goditur një nga oficerët e policisë së burgjeve. Agjenti është gjetur i vrarë me tre plumba në orët e para të ditës së sotme.

Sipas burimeve zyertare të policisë së Tiranës, oficeri i polcisë është Ymer Hajdari, me orgjinë nga Mamurrasi i Kurbinit, por që banonte pranë zonës së Unazës së Re në Tiranë.

Të njëtat burime shprehen se Hajdari po dilte me makinën e tij personale nga pallatet e Unazës për në rrugën kryesore, ku mendohet se do shkonte në punë, kur edhe është qëlluar me tre plumba.

Burimet shprehen se para daljes në rrugën kryesore, dyshohet se personat që kanë kryer atentatit i kanë bllokuar atij kalimin duke e detyruar të ndalonte e më pas e kanë qëlluar në xhamin e parë të makinës. Ai është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastëësishëm të cilët po nxitonin për të udhëtuar në punë, por që makina e oficerit të policisë u kishte bllokuar rrugën atyre.

Pas vrasjes policia e Tiranës ka mbërritur në vëndin e ngjarjes, duke nisur edhe hetmet për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani akoma nuk ka të ndaluar për ekzekutimin e oficerit të policisë. Gjithësesi, burimet policore shtojnë se dyshimet e para bien mbi konflikte dhe hasmëri të vjetra

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *