Home / Sport / Xhaka: Do të shkoj te Mynshengladbah!

Xhaka: Do të shkoj te Mynshengladbah!

Mesfushori kosovar i Bazelit ka arritur një akord paraprak me skuadrën gjermane dhe tashme duhet që dy klubet të gjejnë marrëveshjen mes tyre për transferimin e tij.

Granit Xhaka ka konfirmuar se dëshiron të luajë për Borusia Mynshengladbah në sezonin e ardhshëm. Mesfushori kosovar i Bazelit ka arritur një akord paraprak me skuadrën gjermane dhe tashme duhet që dy klubet të gjejnë marrëveshjen mes tyre për transferimin e tij.
Në një prononcim të dhënë për të përditshmen zvicerane “Blick”, Xhaka ka treguar menjëherë se është arritur marrëveshja mes tij dhe drejtuesve gjermanë për kontratën e re.
“Tani gjithçka është në dorën e dy klubeve, unë dëshiroj që të kryej këtë transferim”, ishin fjalët e tij.
Problemi i vetëm për momentin është shifra e transferimit të tij nga njëra skuadër në tjetrën, pasi Borusia Mynshengladbah për momentin ofron 6.5 milionë euro, ndërsa Bazeli kërkon 10 milionë euro për mesfushorin kosovar që luan me përfaqësuesen e Zvicrës.
Megjithatë, sinjale pozitive kanë ardhur edhe nga presidenti i skuadrës së Bazelit, Bernhard Heusler. “Do të fillojmë bisedimet shumë shpejt”, ishte konfirmimi i tij.
Por Bazeli nuk ngutet në këtë situatë, pasi lojtari është nën kontratë me klubin zviceran deri në verën e vitit 2015 e për më tepër, klubi nuk është aspak në vështirësi financiare pasi ka siguruar pak kohë më parë 12 milionë euro për transferimin e mesfushorit tjetër kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili do të kalojë te Bajern Mynih.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *