Home / Sport / Xhaka: Në familje ndjek traditën kosovare

Xhaka: Në familje ndjek traditën kosovare

Granit Xhaka përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, por ka treguar se në zemër mbetet shqiptar dhe se në shtëpinë e tij vazhdon të respektohet tradita kosovare.

Mesfushori i Bazelit, në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e tij. I pyetur nga gazetarët se ku i çonte të gjitha paratë që fitonte që në moshë kaq të re, ai ka treguar se vazhdon të respektojë traditën si kosovar.

“Në Kosovë është një rregull i pashkruar ku fëmija më i ri në moshë duhet të qëndrojë gjithmonë me prindërit. Në këtë mënyrë, paratë që fitoj, shkojnë direkt te prindërit e mi dhe ata më japin aq sa më nevojitet. Ka qenë gjithmonë kështu. Edhe nëse do të transferohem jashtë Zvicrës, besoj se prindërit e mi do të jenë me mua”, tregoi mesfushori kosovar.

Pikërisht e ardhmja e tij ka hapur shumë diskutime kohët e fundit, pasi flitet se ai ka nënshkruar për Borusia Mynshengladbah në Bundesligë.

“A mund të luaj jashtë? Kam luajtur shumë ndeshje në Evropë dhe me kombëtaren gjithashtu. Kam mundësinë që në të ardhmen të vazhdoj të luaj ndeshje ndërkombëtare. Gjermania? Të shohim, asgjë nuk është vendosur”, ishte komenti i Xhakës.

Lojtari, i cili vlerësohet rreth 10 milionë euro nga klubi i Bazelit, është nën vëzhgimin e shumë klubeve të njohura, mes të cilave janë edhe Lacio dhe Napoli.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *