Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministrja Arifi për vizitë në Republikën e Bullgarisë

Zëvendëskryeministrja Arifi për vizitë në Republikën e Bullgarisë

11 [rill-Krahas kësaj, shtohet, është shprehur interes i veçantë në lidhje me bashkëpunimin rajonal, me theks në shfrytëzimin e fondeve financiare evropiane, sidomos përmes Programit IPA për bashkëpunim tejkufitar. Përvoja e deritanishme tregon trend pozitiv të këtij lloj bashkëpunimi, e cila në kënaqësi të dy palëve është mbështetur nga Komisioni Evropian

Zëvendëskryetarja e Qeverisë e obliguar për Çështje Evropiane, Teuta Arifi sot në Sofje në kuadër të vizitës njëditore pune në Republikën e Bullgarisë u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikollaj Mlladenov, me ministrin përgjegjës për menaxhim me fondet evropiane Tomisllav Donçev, si dhe me Dobrosllav Dimitrov, kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme dhe mbrojtje.

Në takimet, siç informoi Sekretariati për çështje evrpiane është shprehur kënaqësi nga niveli i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe është shprehurangazhim për avancimin e bashkëpunimit në sferat me interes të ndërsjellë.

“Tema të bisedimeve ishin gjendjet aktuale në vend, me theks në procesin e eurointegrimit të shtetit tonë, për të cilat, siç është theksuar, ekziston konsensus i pandryshuar i lartë në shoqërinë e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e S’E.

Zëvendëskryeministrja Arifi, theksohet, ka informuar për aktivitetet dhe realizimin e proceseve reformuese në vend, sidomos në pikëpamje të realizimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian në zonat kyçe siç janë reformat në gjyqësi, administratën publike, lirinë e shprehjes dhe në sfera të tjera. Në këtë drejtim, zëvendëskryeministrja Arifi u përqendrua edhe në Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë dhe dialogun teknik për kapitujt 23 dhe 24.

Krahas kësaj, shtohet, është shprehur interes i veçantë në lidhje me bashkëpunimin rajonal, me theks në shfrytëzimin e fondeve financiare evropiane, sidomos përmes Programit IPA për bashkëpunim tejkufitar. Përvoja e deritanishme tregon trend pozitiv të këtij lloj bashkëpunimi, e cila në kënaqësi të dy palëve është mbështetur nga Komisioni Evropian.

Procesi i afrimit të shtetit tonë drejt Unionit, është diskutuar edhe në takimin në Parlamentin bullgar, në të cilin, mes tjerash, u theksua rëndësia e dimensionit parlamentar në realitzimin e këtij qëllimi.

“Konstatim i përbashkët i bashkëbiseduesve ishte se kyçja e vendeve të rajonit drejt Unionit do të kontribuojë për stabilitetin në planin ekonomik, politik dhe social”, thuhet në kumtesën e SÇE

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *