Home / Lajme / Maqedoni / 15 mijë libra nga Amerika për Tetovën

15 mijë libra nga Amerika për Tetovën

18 maj-Arsimtarja Jenifer Briston njëherit edhe udhëheqësja e këtij donacioni shpjegon se “gjithçka në fillim ishte një dëshirë nga vetë nxënësit nga qyteti i saj që të dhurojnë libra , mirëpo pastaj të gjithë njerëzit e Nebraskës filluan që ta përkrahin këtë donacion , kështuqë ato ndihmonin si me mjete financiare po ashtu edhe me materiale shkollore”, tha Briston

Në Këndin Amerikan në Tetovë kanë arritur rreth 15 mijë libra në gjuhën angleze të cilat janë një donacion nga nxënësit e shkollës fillore në qytetit e Nebraskës në SHBA enkas për qytetin e Tetovës. Nxënësit e kësaj shkolle kanë shprehur dëshirë që t’u dhurojnë libra nxënësve të Tetovës, ndërsa më pas këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe banorët e këtij qyteti. Koordinatori i Këndit Amerikan Gëzim Sulejmani thotë se këto lloj donacionesh janë të mirëpritura nga te gjithë. “Sot kanë arritur rreth 15 000 libra të cilat do të shpërndahen për nxënësit e shkollave fillore në Tetovë dhe një pjesë në Gostivarë. Një lidhje komunikimi ndërmjet anëtarëve të English Clubit të këndit Amerikan në Tetovë dhe nxënësve të Holmes Elementary School, Lincoln, Nebraska të SHBA-ve ka rezultuar me donimin e 15 mijë librave. Ky donacion shënon vulën e miqësisë ndërmjet popullit tonë dhe atij amerikan. Së bashku me Jeniferin dhe ambasadën jemi duke koordinuar një plan për shpërnadrjen e këtyre librave, që do të organizojmë për festën e ditës së librit në Tetovë, ku do të kemi laramani aktivitetesh si dhe shpërndarjen e organizuar për shkollat e Tetovës. Gjithahstu nëj pjesë e librave do të dhurohen edhe për qytetet e tjera.Këndi Amerikan ne Tetovë , fton gjithë nxënësitë e interesuar që të marrin nga një libër në shenjë miqësie nga moshanikët e tyre në Nebraska të AMerikës që kanë dërguar për to. Të gjithë nxnësitë mund ti bashkohen festës më 31 Maj në ora 15 00 në hapësirat përpara këndin amerikan ën Tetov” tha Sulejmani. Arsimtarja Jenifer Briston njëherit edhe udhëheqësja e këtij donacioni shpjegon se “gjithçka në fillim ishte një dëshirë nga vetë nxënësit nga qyteti i saj që të dhurojnë libra , mirëpo pastaj të gjithë njerëzit e Nebraskës filluan që ta përkrahin këtë donacion , kështuqë ato ndihmonin si me mjete financiare po ashtu edhe me materiale shkollore”, tha Briston. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *