Home / Sport / Aleks Ferguson përfundon në spital

Aleks Ferguson përfundon në spital

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, është dërguar me urgjencë në spital një natë më parë. Ai ka qenë në një mbrëmje gala kur ka pësuar rrjedhje gjaku nga hundët që nuk pushonte.

Ferguson, i cili është trajtuar për një problem në zemër në vitin 2003, u dërgua me urgjencë me ambulancë në spitalin e qytetit të Gllasgou ku po mbahej ky eveniment.
Para ngjarjes, ai po përgatitej të fliste para audiencës në këtë aktivitet të organizuar për të festuar 40 vjetorin e fitores së Reinxhers Gllasgou në Kupën e Kupave.
Rreth 1000 të ftuarve iu tha në minutën e fundi se trajneri i Mançester Junajtid u desh të largohej “për arsye personale”.
Skocezi u pa tek qëndronte jashtë hotelit ku zhvillohej aktiviteti duke pritur ambulancën bashke me ish-shokun e tij të skuadrës te Reinxhers, Sendi Xhardin dhe ish-trajnerin Aleks MekLish. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka qenë vetë Ferguson që ka kërkuar të shkojë në spital për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme.
Doktorët më vonë bënë të ditur se situata nuk ishte shqetësuese dhe e kthyen atë në shtëpi. Lajmi u konfirmua edhe nga klubi i Mançester Junajtid. “Trajneri ka patur një problem të vogël, por tani ai po pushon dhe është mirë”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *