Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Çejku në Jabollçishtë

Ambasadori Çejku në Jabollçishtë

23 maj-Në fjalën e tij, Ambasadori falënderoi të pranishmit për pritjen vëllazërore si dhe uroi mësuesit dhe nxënësit për përvjetorin e shkollës së tyre, duke theksuar se “për të ardhur deri tek kjo ditë, breza të tërë të mësuesve dhe prindërve shqiptarë të kësaj krahine kanë sakrifikuar ndër vite mundin dhe djersën e tyre për edukimin e brezit të ri”.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku ka vizituar fshatin Jabolçishtë të Komunës së Çashkës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë festive të shkollës fillore “Liria”. Në fjalën e tij, Ambasadori falënderoi të pranishmit për pritjen vëllazërore si dhe uroi mësuesit dhe nxënësit për përvjetorin e shkollës së tyre, duke theksuar se “për të ardhur deri tek kjo ditë, breza të tërë të mësuesve dhe prindërve shqiptarë të kësaj krahine kanë sakrifikuar ndër vite mundin dhe djersën e tyre për edukimin e brezit të ri”. “Prandaj, sot, më shumë se kurrë ne i falënderojmë dhe i nderojmë ata me punën dhe sukseset që ju së bashku keni arritur në këto vite në kuadër të shkollës fillore ‘Liria’ këtu në Jabolçishtë. Pavarësisht se çfarë është arritur deri më tani, ne nuk duhet të vetëkënaqemi, por duhet të shohim përpara për t’u ballafaquar me sfidat që na presin duke përgatitur nxënës të shkëlqyer, intelektualët e së nesërmes, sepse edhe nga shkollat e vogla dalin njerëz të mëdhenj”, ka thënë Çejku. Ai ka shprehur kënaqësinë për punën dhe përkushtimin e përbashkët për një shkollë më të mirë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të mirë. “Duke vlerësuar shumë praninë e autoriteteve drejtuese të Komunës Çashkë në këtë ditë feste, shfrytëzoj rastin të potencoj edhe një herë rëndësinë që kanë për të ardhmen e kësaj komune dhe për të ardhmen e vendit marrëdhëniet e mira ndër-etnike dhe ndër-fetare dhe në këtë drejtim secili prej nesh duhet të punojë më shumë. Integrimi i brendshëm është i domosdoshëm për integrimin rajonal dhe euro-atlantik. E ardhmja juaj, e ardhmja jonë e përbashkët është në NATO dhe BE, prandaj Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë aspiratën euro-atlantike të Maqedonisë dhe do të thellojë bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe pushtetin lokal”, ka thënë Çejku, njoftojnë nga Ambasada shqiptare në Shkup. Në kuadër të këtij aktiviteti, Ambasadori zhvilloi një takim të dobishëm me Kryetarin e Komunës së Çashkës, Goran Çobanoski. Ndryshe, në këtë aktivitet morën pjesë qindra banorë të Jabolçishtës, prindër, nxënës, mësues, drejtues të shkollës, kryetari i Komunës së Çashkës etj.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *