Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i OSBE-së vizitoi komunën e Tetovës

Ambasadori i OSBE-së vizitoi komunën e Tetovës

“Me ambasadorin Breth biseduam për komunën e Tetovës, infrastrukturën, problemet dhe prioritetet që kemi”, tha kryetari Bexheti.
Sipas tij, ambasadori Breth është njoftuar për së afërmi me punët që bëhen në komunën e Tetovës si dhe ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e nevojshme në drejtim të realizimit të projekteve prioritare që ka komuna e Tetovës.

Në komunën e Tetovës ka qëndruar për vizitë ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf Breth i cili u prit nga kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

“Me ambasadorin Breth biseduam për komunën e Tetovës, infrastrukturën, problemet dhe prioritetet që kemi”, tha kryetari Bexheti.
Sipas tij, ambasadori Breth është njoftuar për së afërmi me punët që bëhen në komunën e Tetovës si dhe ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e nevojshme në drejtim të realizimit të projekteve prioritare që ka komuna e Tetovës.

Ambasadori i OSBE-së në Shkup Ralf Breth falënderoi kryetarin Bexheti për pritjen dhe tha se në takim është biseduar për mjaft çështje me rëndësi. “Me kryetarin Bexheti biseduam për procesin e decentralizimit, konceptin e ri për policinë dhe çështje ekonomike që përfshijnë përgjithësisht sferën e pushtetit lokal”, tha Breth.

Sipas tij, me kryetarin Bexheti është biseduar edhe për organizimin e komunës dhe sfera të tjera me rëndësi ku është i kyçur misioni i OSBE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *