Home / Sport / Ançeloti: Juventusi e meritoi titullin!

Ançeloti: Juventusi e meritoi titullin!

Urimet për titullin kampin të Juventusit kanë ardhur edhe nga Karlo Ançeloti, një prej rivalëve më të mëdhenj të ekipit bardhezi në kohën kur drejtonte Milanin. Tekniku aktual i PSZH, ka shfrytëzuar një intervistë për mediat italiane për të dhënë mendimet e tij rreth mbylljes së Serisë A.

“Mendoj se titulli ka qenë i merituar. Fakti që Juventusi nuk ka humbur asnjë ndeshje është tregues i vazhdimësisë dhe motivimit të madh ndaj mendoj se në fund e kanë merituar plotësisht. A e humbi Milani këtë titull? Jo, mendoj se është meritë e Juventusit mbi të gjitha”.
“Nuk e di me saktësi sa cilësi ka humbur Milani me largimin e Pirlos por di që ky i fundit i ka dhënë shumë Juventusit. Fatkeqësisht mbërrihet në disa momente në situata ku largimi duket zgjedhje shumë natyrale dhe ishte shumë natyrale që Pirlo të kalonte nga Milani te Juventusi”.
Më pas, a ka folur edhe për disa prej yjeve të skuadrës kuqezi, të cilët të dielën do të përshëndesin për herë të fundi këtë ekip ku kanë fituar shumë trofe gjatë karrierës së tyre.
“Sigurisht që mbetet pak keqardhje, por karriera që kanë bërë te Milan është e shkëlqyer, mendoj se meritojnë mirënjohje nga të gjithë. Por pastaj jeta vazhdon. Përfundon jeta si futbollist apo një aventurë e mrekullueshme, por jam i bindur se për ata do të fillojë një jetë tjetër”, tregoi ish-trajneri i Milanit që me lojtarë si Nesta, Sedorf, Inzagi e Gatuzo ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *