Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë nga të vrarët në Smilkovc nuk janë bullgarë

Asnjë nga të vrarët në Smilkovc nuk janë bullgarë

4 MAJ-Thirremi në mesazhin e Parlamentit Evropian se mediat duhet të raportojnë drejt lidhur me ngjarjen dhe procesin gjyqësor. Përkrahim përpjekjet e autoriteteve në Shkup që të hetojnë rastin dhe të dënojë autorët e krimit”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme Bullgare.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë dhe Ambasada bullgare në Shkup kanë përgënjeshtur lajmin se gjoja një nga viktimat e vrarë në vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit ka poseduar shtetësinë bullgare.

Në reagimin e shkurtër thuhet se nuk bëhet fjalë për bullgarë të vrarë në Liqenin e Hekuranës pranë Smilkovcit. “Shprehim ngushëllime the thella deri tek familjet e viktimave të kësaj tragjedie. Thirremi në mesazhin e Parlamentit Evropian se mediat duhet të raportojnë drejt lidhur me ngjarjen dhe procesin gjyqësor. Përkrahim përpjekjet e autoriteteve në Shkup që të hetojnë rastin dhe të dënojë autorët e krimit”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme Bullgare.

Reagimi i autoriteteve bullgare pasoi pas plasimit të lajmit nga mediat maqedonase se disa nga të vrarët në Smilkovc janë bullgarë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *