Home / Sport / Atletiko Madrid fiton Europa League

Atletiko Madrid fiton Europa League

Atletiko Madrid ka fituar për herë të dytë në tre edicionet fundit turneun e Europa League, duke treguar një lojë të jashtëzakonshme dhe duke marrë një sukses mëse të merituar. Skuadra e Diego Simeones ka mundur me rezultatin 3-0 Atletik Bilbaon, duke konfirmuar se është kthyer tashmë në një eksperte të këtij aktiviteti.

Gjithçka ka qenë më e thjeshtë seç pritej për madrilenët, të cilët kanë gjetur golin e avantazhit që në minutën e 7-të me kolumbianin Falkao, pas një gjuajtje mjeshtërore të këtij të fundit. Bilbao provonte reagojë, por pa arritur të shfaqë ato cilësi loje që e çuan deri në këtë pikë të turneut duke eliminuar disa nga skuadrat më të forta të Evropës.

Në momentin më të mirë të ekipit të Bielsës, vjen edhe goli i dytë i Atletiko Madrid, me të njëjtin autor në minutën e 34-t. Këtë radhë Falkao përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i aktivitetit për të dytin vit radhazi, si askush tjetër para tij.

Pjesa e dytë zhvillohet tërësisht në gjysmëfushën e Madridit, por Bilbao nuk gjen rrugën e rrjetës pavarësisht tentativave të shumta. Orientimi drejt sulmit total krijon hapësira në prapavijë dhe 5 minuta para fundit, me një kundërsulm të shpejtë, janë përsëri madrilenët që shënojnë me brazilianin Diego, duke mbyllur diskutimet për fituesin e trofeut të dytë për nga rëndësia në arenën evropiane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *