Home / Sport / ‘Ballistët’ ishin të mrekullueshëm

‘Ballistët’ ishin të mrekullueshëm

“Ata ishin krenaria jonë në Strumicë. Mbështetja e tyre na dha krahë dhe më vjen keq që nuk i gëzuam e fitore. Edhe një herë falemenderoj një nga një të gjithë ata djelmosha që udhëtuan drejtë Strumicës dhe që qëndruan pas nesh në çdo moment”, u shpreh Durim Luma.

Shkëndija në takimin final në Strumicë u mbështet nga grupi i tifozëve ‘Ballistët’ të cilët kishin udhëtar drejt Strumicës për të qëndruar pranë ekipit të zemrës. Edhe përkundër disfatës, ‘Ballistët’ ishin të mrekullueshëm, ndërsa këtë e potencon edhe trajneri Luma. “Ata ishin krenaria jonë në Strumica. Mendoj se ata vendasve u dhanë një orë mësimi për tifo kualitative dhe patjetër të theksoj se unë personalisht por edhe gjithë KV Shkëndija jemi shumë mirënjohës për këtë grup fantastik tifozësh. Mbështetja e tyre na dha krahë dhe më vjen keq që nuk i gëzuam e fitore. Gjithsesi ata treguan dashurinë e tyre edhe në humbje, një virtyt i tifozëve të vërtetë dhe me vlera të mëdha njerëzore. Dua të potencoj se ‘Ballistët’ deklasuan kundërshtarin edhe me sjelljen e tyre, pasi në asnjë moment nuk provokuan. Si gjithmonë pala tjetër i nis sharjet dhe provokimet dhe kësaj rradhe ndodhi e njëjta. Edhe një herë falemenderoj një nga një të gjithë ata djelmosha që udhëtuan drejtë Strumicës dhe që qëndruan pas nesh në çdo moment”, u shpreh Durim Luma.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *