Home / Lajme / Maqedoni / Bashkëpunimi BFI – Turqi nuk do të mungoj

Bashkëpunimi BFI – Turqi nuk do të mungoj

23 maj-Reis ul Ulema theksoi se BFI e ka vasijet që të kultivoj dhe ruaj kulturën dhe trashigimin historike islame të ndërtuar gjatë perandoris Osmane, dhe se të njejtën do të mbrojm me gjitha mjetet e mundshme nëse ajo atakohet. Kërkesa e Reis Ulemasë vazhdon të jetë e asaj natyre që edhe më tej Qeveria dhe institucionet Turke të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha sferat në veçanti për ruajtjen e vlerave kulturore osmane në vendin tonë.

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame u realizua takim pune mes Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadorit turk në Shkup, z. Gurol Sokmensuer.

Takimi u bë me kërkesë të z. Sokmensuer, me të cilën përfaqësi diplomatike BFI gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të fort institucional.

Amabsada e Turqis në Shkup në vazhdimësi bashkëpunon dhe realizon projekte me BFI që kanë të bëjnë me qytetarët e këtij vendi. Ai u njoftua me aktivitetet e fundit të BFI-së si dhe projekt-planet e së ardhmes në sferën e fesë dhe kulturës islame.

Reis ul Ulema theksoi se BFI e ka vasijet që të kultivoj dhe ruaj kulturën dhe trashigimin historike islame të ndërtuar gjatë perandoris Osmane, dhe se të njejtën do të mbrojm me gjitha mjetet e mundshme nëse ajo atakohet. Kërkesa e Reis Ulemasë vazhdon të jetë e asaj natyre që edhe më tej Qeveria dhe institucionet Turke të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha sferat në veçanti për ruajtjen e vlerave kulturore osmane në vendin tonë.

Ambasadori, z. Sokmensuer, falënderoi Reis ul Ulemanë për mikëpritjen dhe njëherit vërtetoi se ndihma e qeverisë dhe institucioneve relevante Turke do të jenë në shërbim të BFI-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *