Home / Lajme / Maqedoni / BDI me 10 konkluzione

BDI me 10 konkluzione

13 maj- “Ne si parti kemi vënë themelet e demokracisë në këtë vend dhe interesi ynë dje ka qenë të mos lëndohet asnjë protestues, ashtu pra atë e patëm fokusin kryesorë duke mundësuar parakushte që secili të shpreh vërejtjet e veta, mllefin e vetë në mënyrë demokratike”, ka sqaruar Osmani në një deklaratë për mediat.

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot në selinë në Reçicë të Vogël, pas debatit dhe analizës së zhvillimeve të fundit në vend miratoi dhjetë konkluzione. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, siç thuhet në kumtesën me konkluzionet, distancohet dhe dënon aktin makabër të vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smillkovcit, si akt i cili rëndë prish imazhin e vendit dhe krijon pasiguri tek qytetarët; nënvizon që me rëndësi të vaçantë është të respektohet e drejta e pafajësisë deri sa organet e drejtësisë nuk e thonë fjalën e fundit; kërkon që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar në bazë të dëshmive dhe argumenteve bindëse për procesin gjyqësor, si dhe të njoftohet opinioni për motivet e veprës; zotohet se do të vazhdojë me angazhimin për të garantuar proces transparent, të drejt dhe të bazuar në fakte me qëllim që të mos pësojë asnjë qytetarë i pafajshëm;

konsideron se vrasësit nuk kanë identitet dhe përkatësi etnike ose fetare, kanë emër dhe mbiemër, kushdo qofshin ata; apelon deri te organet e drejtësisë për proces transparent dhe të drejtë, si dhe zbardhje sa më të shpejt të rastit; kërkon përgjegjësi për shkeljet eventuale gjatë procesit dhe aksionit policor dhe MPB të fillojë menjëherë me kontrollin e brendshëm; apelon deri te subjektet politike në pushtet apo opozitë qofshin, që kjo tragjedi të mos shfrytëzohet për interesa politike ditore; fton të gjithë bartësit e institucioneve publike të përmbahen nga kualifikimet dhe deklaratat që mund të keqkuptohen në opinion dhe nxisin reagime; vlerëson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por konsideron se të njëjtat duhet të zhvillohen në bazë të ligjeve në fuqi. Ndryshe, edhe pse ishte paraparë që në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim të bisedohej për raportin 6 mujor të funksionarëve të saj shtetëror, në selinë partiake në Tetovë sot u diskutuan zhvillimet e fundit, protestat e djeshme dhe aksioni “Monstër”. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani paraprakisht ka theksuar se protestat janë e drejtë legjitime e qytetarëve të Maqedonisë e garantuar me kushtetutë, ka shtuar se interesi i tyre dje ka qenë që të mos lëndohet asnjë protestues. “Ne si parti kemi vënë themelet e demokracisë në këtë vend dhe interesi ynë dje ka qenë të mos lëndohet asnjë protestues, ashtu pra atë e patëm fokusin kryesorë duke mundësuar parakushte që secili të shpreh vërejtjet e veta, mllefin e vetë në mënyrë demokratike”, ka sqaruar Osmani në një deklaratë për mediat.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *