Home / Lajme / Maqedoni / BDSH: Ixhet Mehmeti është avokati i VMRO-së, të tërhiqet nga detyra

BDSH: Ixhet Mehmeti është avokati i VMRO-së, të tërhiqet nga detyra

12 maj-Qëndrimet e Ixhet Mehmetit ndaj aksioneve të fundit të Monstrumëve të VMRO-së dhe deklarata e tij se gjoja ndaj Haki Hazirit nuk është ushtruar dhunë dëshmon se ky person mban të uzurpuar postin e Avokatit të Popullit që të kamufloj realitetin se ai është avokat i devotshëm i VMRO-së”, thekson BDSH

BDSH e ka akuzuar Avokatin e Popullit të Maqedonisë, Ixhet Mehmeti si avokat të VMRO-së, duke kërkuar urgjentisht të lirojë funksionin.

“Opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar u kujtohet se pas dhunës në Malësinë e Tetovës dhe masakrës në fshatin Brodec në nëntor të vitit 2007 pushteti terrorist i VMRO-së angazhoi institucione të ndryshme në funksion të humbjes së gjurmëve të terrorit të ushtruar.

Në mesin e institucioneve të instrumentalizuara të asaj kohe, deklarata e z. Ixhet Mehmeti se ndaj të arrestuarve në këtë fshat nuk është ushtruar dhunë nxori në shesh se ky person nuk mund të ushtronte funksionin e Avokatit të Popullit dhe se angazhimet e tij nuk ishin asgjë tjetër pos angazhime të një avokati të VMRO-së . As kërkesat e shumta publike për dorëheqje e as publikimi i fotove të dhunës dhe terrorit të ushtruar në hetuesinë e VMRO-së nuk e provokuan ndërgjegjen e këtij personi që të lironte funksionin e Avokatit të Popullit.

Qëndrimet e Ixhet Mehmetit ndaj aksioneve të fundit të Monstrumëve të VMRO-së dhe deklarata e tij se gjoja ndaj Haki Hazirit nuk është ushtruar dhunë dëshmon se ky person mban të uzurpuar postin e Avokatit të Popullit që të kamufloj realitetin se ai është avokat i devotshëm i VMRO-së”, thekson BDSH.

Sipas kësaj partie, të gjithë e dinë se kidnapimi i personave “për qëllime hetuesie” paraqet një nga format e “dhunës ekstreme të ushtruara nga regjimet terroriste që nga Pincheti e Çavezi të Amerikës Latine e deri te pasardhësit e Millosheviqit , Nikolla Gruevski e Sasha Miallkovi në Maqedoni”.

“Nëse regjimet terroriste të Amerikës Latine janë gjeografikisht larg nesh dhe dhunën e ushtruar në këto shtete e kemi parë nëpërmjet mediave, kidnapimi 6 ditor i Ramadan Bajramit ‘për qëllime hetuesie’ dhe dhunën e ushtruar në vitin 2003 e kemi përjetuar drejtpërsëdrejti dhe për vite të tëra. Sidomos, viktimat dhe familjarët e viktimave të këtyre proceseve të montuara gjyqësore. Kidnapimi i Haki Hazirit për qëllime hetuesie është kidnapim tipik i aplikuar nga regjimet dhe grupet terroriste. Publikimi i deklaratave të personave të kidnapuar që mbahen në rrethana misterioze është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, nënvizon BDSH.

Kjo parti më tej dënon manipulimi publik të avokatit të VMRO-së, z. Ixhet Mehmeti, me deklaratat e të kidnapuarit Haki Hazirit.

“Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga avokati i VMRO-së, z. Ixhet Mehmeti, të lirojë funksionin e uzurpuar të «Avokatit të Popullit» dhe zgjedhjen në vend të tij të një personaliteti me integritet njerëzor dhe të përgjegjshëm profesionalisht”, theksohet në fund të komunikatës së BDSH-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *