Home / Lajme / Maqedoni / Bejta takon Muratin

Bejta takon Muratin

Nëse qyteti i Shkupit nuk do të investojë, rikonstruojë dhe aktivizojë, liqenin e Treskës, atëherë Kryetari i Komunës do të kërkojë ndihmë nga MVL-ja dhe ne do të jemi të obliguar në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Sarajit që ta debatojmë si çështje në qeveri dhe ajo të vendosë se si do të menaxhojë qeveria në të ardhmen”, tha ministri Bejta.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, Nevzat Bejta sot e vizitoi Komunën e Sarajit, në vazhdën e takimeve që ai realizon me kryetarët e komunave në Maqedoni. Ministri Bejta i dha mbështetje të parezervë për realizimin e projekteve të cilat i ka filluar Komuna e Sarajit dhe të cilat janë në realizim e sipër. Në këtë takim u bisedua edhe për disa probleme me të cilat ballafaqohet Komuna e Sarajit, për menaxhimin me liqenin e Treskës, objektin komunal, kopshtin për fëmijë dhe tema të tjera. “Në Komunën e Sarajit deri më tani janë investuar dhe investohen rreth tre milionë euro. Komuna e Sarajit është një nga Komunat më të rëndësishme e kryeqytetit dhe qeveria duhet të investoje dhe ne si ministri jemi përkrahës të projekteve të Komunës. Liqeni i Treskës është në territorin e Komunës së Sarajit dhe në bazë të ligjit që është në fuqi menaxhohet nga qyteti i Shkupit. Nëse qyteti i Shkupit nuk do të investojë, rikonstruojë dhe aktivizojë, liqenin e Treskës, atëherë Kryetari i Komunës do të kërkojë ndihmë nga MVL-ja dhe ne do të jemi të obliguar në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Sarajit që ta debatojmë si çështje në qeveri dhe ajo të vendosë se si do të menaxhojë qeveria në të ardhmen”, tha ministri Bejta. Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati e ka informuar ministrin Bejta, për ndërtimin e objektit të ri të Komunës, kopshtin për fëmijë në Saraj, punimet rreth ndërtimit dhe meremetimit të disa rrugëve rajonale dhe lokale. Ai njëherësh ka kërkuar edhe mbështetje në zhbllokimin e problemit me menaxhimin me liqenin e Treskës. “E informova Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta për investimet që janë bërë në komunën e Sarajit përmes Qeverisë dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal. Ne jemi të kënaqur sa i përket bashkëpunimit me MVL-në, ku deri më tani janë realizuar shumë projekte duke filluar nga viti 2009. Një ndër çështjet të cilën ja prezantova ministrit është, ndërtimi i objektit të komunës, pasi që një periudhë të gjatë ne jemi qiraxhi dhe nuk kemi objektin e komunës sonë, ku për këtë çështje mora garancë nga MTL-ja. U bisedua edhe për zhvillimet e fundit rreth liqenit Treska, ku ne si komunë nga ana e qytetit të Shkupit kemi vërejtur një mos interesim për të kthyer në funksion atë objekt që është pasuri natyrore jo vetëm e Sarajit, por e gjithë qytetit të Shkupit. Njëherësh e njoftova edhe për punimet mbi çerdhen, e cila për një kohë ka stagnuar ku dhe kërkova mbështetjen e Qeverisë”, tha Murati.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *