Home / Sport / Berisha ndjehet mirë dhe luan me Metalurgun

Berisha ndjehet mirë dhe luan me Metalurgun

“Ndjehem mirë tani, megjithse pas ndeshjes vërtet isha i brengosur. Mirëpo ekipi mjekësor ndërmori gjithcka që duhej për të tejkaluar atë situatë dhe ja tani jam në rregull dhe i gatshëm për lojë. Shpresoj të luaj dhe të fitojmë përballë Metalurgut”, deklaroi Berisha.

Mbrojtësi i Shkëndijës Sedat Berisha duket se shumë shpejt ka marë veten dhe do të jetë i gatshëm për sfidën me Metalurgun. Ai të dielën kundër Bregallnicës u godit me top në kokë, duke pësuar një shkundje në tru. Mirëpo këto ditë gjendja është përmirësuar dhe ai do të jetë i pranishëm kundër Metalurgut. “Ndjehem mirë tani, megjithse pas ndeshjes vërtet isha i brengosur. Të them të drejt as që mbaj mend kur kemi pranuar golin e parë, ndërsa më pas kisha shtërngim duarsh dhe mpirje të fytyrës dhe gojës. Mirëpo ekipi mjekësor ndërmori gjithcka që duhej për të tejkaluar atë situatë dhe ja tani jam në rregull dhe i gatshëm për lojë. Shpresoj të luaj dhe të fitojmë përballë Metalurgut”, deklaroi Berisha.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *