Home / Lajme / Rajon / Berisha në Kosovë, promovohet Abetarja

Berisha në Kosovë, promovohet Abetarja

17 maj-Ceremonia pritet të zhvillohet në Prizren në Qendrën Sportive “Sezai Surroi’’, ndërkaq pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të qëndrojë të enjten në Kosovë, me rastin e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ceremonia pritet të zhvillohet në Prizren në Qendrën Sportive “Sezai Surroi’’, ndërkaq pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndryshe, më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi.

Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësues të dy vendeve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *