Home / Lajme / Maqedoni / Berisha priti Menduh Thaçin

Berisha priti Menduh Thaçin

18 maj-Në këtë kontekst, vijon më tej komunikata, çdo lloj fryrje e fibrës nacionaliste maqedonase nuk kontribuon në asnjë zgjidhje të situatës dhe ecjen përpara me këto objektiva madhore. “Kryeministri Berisha vlerësoi rolin konstruktiv të forcave politike shqiptare në Maqedoni, në shërbim të qetësimit të situatës dhe promovimit të bashkëpunimit mes komuniteteve”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur të premten në takim zyrtar, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në takim, siç thuhet në komunikatën e PDSH-së, u diskutuan zhvillimet e fundit në Maqedoni.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka implementimi i plotë i kërkesave të marrëveshjes së Ohrit, si kusht themelor për stabilitetin, bashkëjetesën dhe bashkëpunimin midis komuniteteve në Maqedoni dhe për ta zhvilluar këtë vend si një shoqëri multietnike. Duke u ndalur në ngjarjet e fundit atje, në takim u ripohua qëndrimi në mbështetje të plotë të të gjitha përpjekjeve për zbardhjen e këtij krimi të shëmtuar dhe vendosjen e autorit apo autorëve të tij para drejtësisë, por u theksua edhe një herë shqetësimi se çdo lloj përpjekjeje dhe spekulimi, duke i veshur këtij krimi të shëmtuar shkaqe etnike apo të tjera, nuk i shërben aspak paqes e stabilitetit dhe një shoqërie të vërtetë multietnike, e cila ka si objektiv madhor integrimet euroatlantike”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kontekst, vijon më tej komunikata, çdo lloj fryrje e fibrës nacionaliste maqedonase nuk kontribuon në asnjë zgjidhje të situatës dhe ecjen përpara me këto objektiva madhore. “Kryeministri Berisha vlerësoi rolin konstruktiv të forcave politike shqiptare në Maqedoni, në shërbim të qetësimit të situatës dhe promovimit të bashkëpunimit mes komuniteteve”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *